Zyrtare: Shkarkohet Zeman nga Roma

Tani më është zyrtare, Roma nuk do të udhëhiqet nga trajneri çek Zdenek Zeman.
Zyrtarë të skuadrës kanë konfirmuar se kanë shkëputur kontratën me Zemanin, dhe si arsye u thanë se ishin paraqitjet jo të mira të ekipit sidomos ajo ndaj Cagliarit ku Roma u mposht, si dhe pakënaqësitë e disa lojtarëve me trajnerin.
Ekipi përkohësisht do të udhëhiqet nga Aurelio Andreazzoli, ndërsa në pole-psotion për ta marrë udhëheqjen e klubit është francezi Laurent Blanc, i cili pëlqehet shumë nga Sabatini.
Një tjetër emër që përflitet se mund ta marrë drejtimin e Romës është edhe holandezi Frank Rijkaard, megjthëse siç edhe u cek më lartë Blanc pëlqehet më shumë nga zyrtarët e klubit,gjë që pritet edhe të ndodhë./indeksonline/