E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare Stuttgart shkarkon trajnerin Christian Gross

Klubi i Bundesliges Stuttgart ka konfirmuar ne faqen zyrtares se ka shkarkuar trajnerin Christian Gross pas fillimit te dobet te sezonit.

56-vjecari zevendesoi ish-trajnerin Markus Babbel ne dhjetorin e vitit te kaluar kur ekipi gjerman gjithashtu pati nje periudhe te keqe dhe ai arriti ta coje ekipin ne poziten e gjashte te tabeles dhe ti siguroje vend per ne Europa League.

Megjithate Stuttgart ishte i paafte te vazhdoje formen e sezonit te kaluar edhe ne sezonin e ri dhe qendron ne fund te tabeles me vetem tre pike nga shtate takime.

Drejtuesit e klubit menduan se Gross nuk ishte njeriu i duhur per te nxjerre klubin nga kriza dhe vendosen ta shkarkojne ate.

Asistenti i tij Jens Keller eshte emeruar trajner kryesor derisa klubi te gjeje nje zevendesim te perhershem. Christoph Daum eshte nje prej kandidateve per te drejtuar klubin gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›