E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtaret e perfshire ne masakren e lumenjve

Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga “Top Channel”, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë.

Pyjet po rrallohen, aq sa në vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. Zogjtë dhe kafshët e egra kanë marrë arratinë me kohë, duke lënë këtu vetëm kafshë “të zbutura”.

Lumenjtë gërryhen përditë e përnatë, me leje dhe më shumë pa leje, pavarësisht se qeveria lëshon çdo muaj nga një vendim për ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike.

”Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim interesant: Marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të “mbrojtur” mjedisin.

Mjafton t’u paguash një kafe këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit.

Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumenjtë në dispozicion.

Për më shumë ndiqni "Fiks Fare" sonte...

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›