E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtari i DASH takime me Berishen e Ramen

Sipas njoftimit te qeverise gjate takimit me Berishen Countryman ka shprehur mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per Shqiperine duke vleresuar gjithashtu edhe seriozitetin e vendit tone ne marredheniet midis dy vendeve.

SHBA-te vleresojne vendosmerine dhe seriozitetin e Shqiperise ne bashkepunimin ne ceshtje te sigurise se perbashket ne vecanti kontributin e Shqiperise ne misionet ne sherbim te paqes si ne Afganistan etj ka thene ai.

Gjithashtu Countryman shprehu vleresimin per politikat konstruktive dhe rolin e moderuar te Shqiperise ne sherbim te paqes dhe bashkepunimit ne rajon. Ne takim u diskutua suksesi ne fusha te rendesishme te bashkepunimit dypalesh si ne projektin e Pragut te Mijevjecarit si rezultat i se ciles Shqiperia ka shenuar arritje te rendesishme per sa i perket regjistrimit elektronik te biznesit permes One Stop Shop takses elektronike apo prokurimeve elektronike.

Ne kete kontekst u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve dhe qeverive per te vazhduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit te ndersjellet dhe te mires se dy popujve miq. Kryeministri Berisha e njohu zevendes asistent sekretarin e shtetit Countryman mbi oferten e maxhorances per tryezen e partive politike parlamentare per fillimin e reformes zgjedhore si dhe me vendosmerine e maxhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR.

2010-10-20 2131

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›