Zyrtari i lartë amerikan i Antidrogës mbërrin në Tiranë, takohet me kreun e SPAK Altin Dumani

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë në Tiranë. Ai është takuar paraditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Gjatë qëndrimit të tij nga datat 18-20 mars, Robinson do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama
Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta./vizionplus.tv