E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota

PRISHTINË, 5 dhjetor/ATSH/  Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Tom Goffus gjatë një takimi sot me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Varage të Zubin-Potokut më 29 nëntor.

Zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.

“KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal,” thuhet në një postim në rrjetin X nga Farah Dakhlallah, zëdhënëse e NATO-s. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›