E Martë, 3 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë izraelit: Pengjet e Gazës nuk do të lirohen para 24 nëntorit

Asnjë peng në Gaza nuk do të lirohet para të premtes. Deklarata është bërë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Pengjet pritej të liroheshin gjatë kësaj të enjte (23 nëntor), por fillimi i armëpushimit të përkohshëm është shtyrë deri në 24 nëntor.

Ka paqartësi mbi arsyet e vonesës së zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata e Lartë e Izraelit  hodhi poshtë një sfidë ligjore  për marrëveshjen e pengjeve të Gazës. “Gjithashtu,  marrëveshja e pengjeve  nuk përfshin lirimin e vrasësve”, tha të mërkurën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa zbuloi më shumë detaje nga marrëveshja.

Shtëpia e Bardhë teksa deklaroi se marrëveshja është në rrugën e duhur, shpreson që zbatimi i saj dhe lirimi i pengjeve të nisë para ditës së premte.

“Marrëveshja u ra dakord dhe mbetet e dakorduar. Palët po përpunojnë detajet përfundimtare logjistike veçanërisht për ditën e parë të zbatimit,” sipas raporteve që citojnë zëdhënësen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Watson.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›