E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zyrtarisht mbyllet votimi në Mat. Proces pa incidente, pjesëmarrja rreth 40%

Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena.

Në qytetin e Matit, mbi 8000 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre të votës për kryetarin  e ri të bashkisë, pjesëmarrja më e lartë e shënuar në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet.

Ora 18 shënoi fundin e procesit të votimit, ku kutitë do të dorëzohen në qendrat e numërimit për të vijuar me procedurat e mëtejshme.  / abcnews.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›