E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet sot heqja e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi

Dita e sotme përkon me atë të zyrtarizimit të vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

I nënshkruar pak javë më parë në Bruksel, vendimi sot bëhet zyrtar duke u lejuar qytetarëve të këtyre tre vendeve të Ballkanit Perëndimor lëvizje të lirë në zonën e Shengenit, që përfshin 25 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 3 vende jashtë tij si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.
Ndërkaq, ata nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në dy vendet e Bashkimit që nuk përfshihen në Shengen, Britani dhe Irlandë.

Ky akt do të festohet me aktivitete dhe koncerte në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, madje qeveritë në Beograd, Podgoricë dhe Shkup kanë organizuar fluturime falas për nxënës dhe studentë të talentuar, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë në ndonjë nga vendet e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›