...ai qe ndrit me shkelqim te posacem eshte Hahni
200-vjetori i lindjes/ Nder albanologet e huaj qe ka shkruar per gjuhen shqipe permendet edhe gjuhetari historiani etnografi dhe diplomati Johan G. Hahn me vepren Studime shqiptare ne tri vellime nje nder botimet me te mira te kohes per historine gjuhen dhe kulturen shqiptare. J. G. Hahni theksohet ne Fjalorin enciklopedik shqiptar Tirane 2008 II f. 880 veshtrohet si themelues i albanologjise ne kuptimin shkencor te fjales dhe si dijetari me i shumanshem e me i thelluar i kohes se vet ne fushen e studimeve shqiptare.
Nder albanologet e huaj qe ka shkruar per gjuhen shqipe permendet edhe gjuhetari historiani etnografi dhe diplomati Johan G. Hahn me vepren Studime shqiptare ne tri vellime nje nder botimet me te mira te kohes per historine gjuhen dhe kulturen shqiptare. J. G. Hahni theksohet ne Fjalorin enciklopedik shqiptar Tirane 2008 II f. 880 veshtrohet si themelues i albanologjise ne kuptimin shkencor te fjales dhe si dijetari me i shumanshem e me i thelluar i kohes se vet ne fushen e studimeve shqiptare.
Vepra e tij eshte vleresuar si kontribut per disa disiplina shkencore dhe per kete fakt ajo eshte cituar nga shume historiane te gjuhes shqipe duke cmuar arritjet e Hahnit ne kete botim madhor ndonese nuk ishte i perkryer dhe ka vend per kritika. Megjithate kjo veper nuk ka mbetur ne heshtje edhe ne fushen e botimeve ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1910 Eqrem be Vlora botoi ne Stamboll te perkthyer ate pjese nga Studimet shqiptare qe bente fjale per shkrimin e vjeter pellazgjik sic e trajtoi Hahni duke i vene si titull Shenime permi shkrimin e vjeter pellazgjik. Nje botim anastatik i ketij perkthimi u realizua nga A. Qazimi ne vitin 2007. Ndersa vellimi i pare i vepres Studime shqiptare perkthyer nga Veniamin Dashi dhe Afrim Doci u botua ne Tirane ne vitin 2007. Ky botim permbledh vellimin e pare te vepres madhore te Hahnit i konsideruar si dekani i studimeve shqiptare te shekullit XIX thekson botuesi.
Eqrem be Vlora e konsideron me i madhi mirebenjesi i gjuhes sone. Gjithashtu Justin Rrota ka shprehur konsideratat e tij per autorin dhe vepren e tij. Ai shkruan Por ai qe ndrit me nje shkelqim te posacem nder te gjithe albanologet e deritashem asht Hahnihellip Vepra e tij monumentale Studime shqiptare Albanesische Studienhellip asht nje enciklopedi e vertete per shekullin e vet mbi Shqipniacute historiacuten e gjuhen e saj. Ky i celi shtegun dhe i nxiti albanologet e boteshellip si ta merrshin ne dore cashtjen e problemvet albanologjike.
Ndersa botimi me i realizuar deri me sot afersisht gjysme shekulli me pare mbi jeten dhe vepren e J. G. Hahnit eshte monografia e autorit gjerman dr. Gerhard Grimm botuar ne vitin 1964 ne Wiesbaden 358 faqe. Ajo eshte vleresuar nga studiuesit shqiptare te cilat i kane pasqyruar konsideratat ne recensat per kete monografi.
Monografia ka shtate kapituj. Me mjaft interes eshte kapitulli V i titulluar Perpjekjet shkencore te Hahnit ku pasqyron punen qe ka bere autori i Studimeve shqiptare per gjuhen historine folklorin dhe etnografine shqiptare.
Pervec shume autoreve shqiptare qe kane shkruar per Hahnin vitet e fundit J. Kastrati ne monografine Historia e albanologjise Tirane 2000 e ka trajtuar kete diplomat dhe gjuhetar ne 50 faqe shtypi. 750-802
J. G. Hahn lindi me 11 qershor 1811 200 vjet me pare ne Frankfurt te Gjermanise. Levizi nga nje qytet ne tjetrin per tu shkolluar dhe se fundi filloi studimet ne Universitetin e Hajdembergut ne Fakultetin e Drejtesise. Vazhdoi studimet duke ndjekur edhe leksionet e arkeologjise gjuhesise krahasimtare etj. Arriti te mbroje nje teze doktorate dhe te fitoje graden Doktor ne drejtesi.
Ne vitin 1847 kur ishte ne moshen 36-vjecare emerohet zv.konsull i Austrise ne Janine. Udhetimin e pare per ne Shqiperi do ta beje ne vitin 1850. Pas kater vjet sherbimi me 1851 emerohet konsull ne ishullin grek te Syres dhe me pas ne Janine. Ne vitin 1858 mori perseri nje udhetim ne disa vende te Ballkanit. Me pas do ta gjejme me sherbim ne Syra. Me 1863 ben udhetimin e dyte per ne Shqiperi ndersa nga viti 1864-1869 do te sherbeje perseri ne Syra. Kthehet ne Vjene i semure dhe vdes nga astma me 25 shtator 1869 ne moshen 58-vjecare.
Lidhjet e Hahnit me K. Kristoforidhin
Hahni u njoh me shqiptaret ne vitin 1847 kur ishte zv.konsull i Austrise ne Janine. Ai nuk u kufizua vetem ne punen si diplomat por i lindi deshira per te mesuar shqipen kryesisht per qellime shkencore. Kur sherbeu ne Janine si diplomat kerkoi mesues qe tia mesonin kete gjuhe por te ishin te pergatitur per kete qellim. Ne kete kohe K. Kristoforidhi studionte ne gjimnazin Zosimea si shume bashkekombas te tij. Po ketu studionte edhe Apostol Panajot Meksi nga Labova. Sic shkruan Martin Camaj ky A. P. Meksi T. O. megjithese zoteronte mire greqishten e vjeter frengjishten dhe italishten nuk i kishte rene kurr ndermend te shkruante dicka per gjuhen amtare ase te mendonte teorikisht per te. Keto do te behen dy mesuesit e tij ndonese edhe ai mund te kete ndikuar te K. Kristofridhi per tu marre me studime gjuhesore. Por Hahni ishte njohur me pare me vepren ne gjermanisht te Jozef Ksilandrit oficer i xhenios ne mbreterine e Bavarise Gjuha e shqiptareve 1835 ne te cilen kishte edhe nje gramatike te shqipes. Sa u njoh me shqipen dhe filloi ta mesoje ai u interesua per te mbledhur folklor. Dy udhetimet e tij ne Shqiperi bene qe ai ta perfeksiononte deri ne nje fare mase edhe gjuhen shqipe sigurisht si nje studiues i huaj qe ishte por edhe te njohe se afermi historine e kulturen e popullit tone.
Hahni ka qene njeri i shetitur. Per qellime shkencore ka vizituar Gjirokastren Tepelenen Shkodren Malesine e Madhe Tiranen Durresin Vloren por edhe Kosoven Prishtinen Prizrenin Ohrin Shkupin Perlepin etj. Ai nuk eshte mjaftuar vetem me territoret shqipfolese por ka vizituar edhe shume zona te Ballkanit si Sojen Selanikun Nishin Athinen Beogradin etj. Fillimisht interesat e tij u perqendruan ne mbledhjen e materialit folklorik te zonave qe kishte vizituar.
Hahni e vizitoi Shqiperine dy here udhetimin e pare sic e theksuam e filloi me 22 korrik 1850 ndersa te dytin pas 13 vjetesh me 12 gusht 1863 ku pika i pare e ndaleses se tij qe Durresi. Ne zonen e Matit Hahni u perpoq qe te binte ne gjurmet e kengeve popullore kushtuar Skenderbeut.
Ne cdo udhetim Hahni kishte nje qellim te caktuar pervec atyre politike si diplomat qe ishte. Mbante shenime per problemet qe atij gjate vizitave i benin pershtypje vecanerisht per material toponomastike etnografike per zakonet ritet historine etj.
Vemendje u kushtoi edhe problemeve gjuhesore duke shpjeguar shume toponime ilire me ane te shqipes dhe ne vecanti sic eshte verejtur nga studiuesit se shume emra vendesh ne Shqiperi ishin vazhdim i emertimeve te dikurshme ilire por ai arriti te zbuloje disa mjete fjaleformuese ilire qe i ndeshim ne emrat e sotem shqiptare.
Veprat e J. G. Hahnit
Ai shkroi dhe botoi shume por vepra me te rendesishme mbeten keto Studime shqiptare Jena 1853-1854 Udhetim prej Beogradit ne Selanik 1858 Perralla greke dhe shqiptare 1864 Udhetim neper viset e Drinit dhe te Vardarit 1867 Studime per gojdhana 1872-1876 etj.
Vepra me e rendesishme e Hahnit eshte Studime shqiptare ne tri vellime. Vellimi i pare u kushtohet pershkrimit te vendit prejardhjes se shqiptareve historise se tyre alfabetit etj. Ai eshte e ndare ne gjashte pjese pjesa e pare permban nje veshtrim gjeografik etnografik pjesa e dyte Skica udhetimi nga Shqiperia e Jugut e Mesme dhe e Veriut dhe shenime etnografike pjesa e trete Pershkrim i zakoneve pjesa e katert A jane vendes shqiptaret etj. Paralele gjeografike dhe metodologjike pjesa e peste Alfabeti i shqipes pjesa e gjashte pjesa historike.
Dy vellimet e tjera u kushtohen problemeve gjuhesore. Vellimi i dyte perfshin nje gramatike te gjuhes shqipe mbi bazen e toskerishtes Vellimi i trete permban nje fjalor shqip-gjermanisht dhe gjermanisht shqip veper e cila ka vlere per leksikun autokton te saj. Monika Kole duke analizuar fjalorin shqip-gjermanisht te Hahnit veren se ai ka 6216 fjale dhe dallohet nga fjaloret e tjere nga sasia e fjaleve qe permban nga shpjegimet e perdorura per to nga pasuria frazeologjike qe ka ky fjalor nga perpjekjet e bera per te vecuar shtresen e huazimeve ose per te bere cilesimin gramatikor dhe stilistikor te fjaleve etj.
Kjo veper u be nje gurre e pasur me njohuri te thella rreth shqipes per studimet e mevonshme gje qe zgjoi interesin e dijetareve te huaj per gjuhen tone. Revista Dituria e L. Skendos ne rubriken Udhetaret e huaj ne Shqiperi vepren Studime shqiptare nuk e konsideron vetem nje liber por nje biblioteke te tere per Shqiperine. Autori i shkrimit e vlereson kete veper si nga lenda si nga rendesia gje qe u be Nje monument qe terhoqi verejtjen e botes filologe dhe historiane si nje autoritet dhe arbiter ne ceshtjet shqiptare ai liber qe dhe si udheheqesi i pare i albanologeve te mepastajme. Per shume teza te gjuhes dhe te autoktonise se popullit shqiptar historianet dhe gjuhetaret tane kane shfaqur konsideratat e tyre.
Gjuhetari Eqrem Cabej shkroi se Hahni theksoi se Shqiptaret banojne ne viset e ilireve te vjeterhellip ata jane autoktonehellip Ai u mundua ta provoje tezen e tij me ato mjete qe kishte ne dore shkenca ne ate kohehellip
Keshtu Hahni eshte perpjekur me ate informacion qe i ka dhene dija e kohes te argumentoje autoktonine e shqiptareve prejardhjen ilire si dhe prejardhjen e shqipes nga ilirishtja.
Hahni per shkrimin e shqipes
Le te ndalemi te nje ceshtje e vecante te ndihmesa e Hahnit per historine e shkrimit te shqipes. Ne fushen e shkrimit te shqipes na interesojne tri momente E para Cfare sistemi shkrimor perdori per shqipen Hahni ne vepren e tij E dyta Si e trajtoi alfabetin origjinal te Theodhor Haxhifilipit Dh. Todhrit E treta Cilat ishin mendimet e Hahnit per alfabetin origjinal te Gjirokastres.
1. Ne vepren Studime shqiptare jane perfshire disa materiale ne gjuhen shqipe nje gramatike dhe nje fjalor shqip-gjermanisht dhe gjermanisht- shqip. Per materialet qe i kane sherbyer per te ilustruar nga shqipja Hahnit i eshte dashur te perdore nje sistem shkrimor mbeshtetur ne alfabetin grek te plotesuar po nga ai alfabet. Ketu patjeter ka ndikuar tek Hahni edhe tradita e konkretisht ata autore qe kane perdore alfabetin grek per shqipen si ai i Vangjel Meksit qe e zbatoi ne perkthimin e Dhiates se re te vitit 1827 sistem qe e ndeshim edhe te vepra e Ksilandrit ne gjermanisht Gjuha e shqiptareve 1835. Vecoria dalluese e sistemit shkrimor te Hahnit eshte se ai i formoi grafemat dyshe me ane te qiellzores j dhe perdori si dyshkronjeshat ashtu edhe shenjat diakritike. Alfabeti i diplomatit austriak eshte mjaft hemogjen per sa i perket mbeshtetjes ne alfabetin grek por mjaft heterogjen per parimet qe zbatoi. Ka vetem dy shkronja latine b dhe d si dhe j me te cilen e bashkoi me shkronja greke per te na dhene tre dyshkronjesha.
Alfabeti i Hahnit pati edhe ai ndikimin e tij kryesisht te K. Kristoforidhi ne perkthimet ne toskerisht ndonese nuk e zbatoi ate pike per pike pasi nuk perjashtohet ndikimi i V. Meksit.
Ne kemi mendimin se sistemi shkrimor i Hahnit mund te kete sherbyer si ure ne mes V. Meksit dhe K. Kristoforidhit. Me pas Dhimiter Kamarda ne dy veprat e tij ne greqisht zbatoi alfabetin e Hahnit me pak ndryshime.
2. Nje lajm interesant per kohen qe iu dha botes shkencore evropiane qe interesoheshin ne ato vite per kulturen pellazgjike qe zbulimi nga konsulli austriak i Janines J. G. Hahn i cili kishte gjetur nje alfabet ne vilajetet e Perandorise Osmane qe autorin e cuan autorin ne konkluzionin e gabuar se kishte rene ne gjurmet e gjuhes se lashte pellazgjike. Shkronjat e gjetura ne Elbasan mendonte Hahni do te kene mbetur nga kohet pellazgjike. Diskutimet per kete zbulim vazhduan ne ate kohe dhe pas vdekjes se Hahnit. Filologu slloven Miklosic 1813-1891 bashkekohes i Hahnit e pati keshilluar ate qe te mos e jepte nje lajm te tille pasi edhe ai kishte rezervat e tij. Filologu tjeter slloven R. Nahtigal profesor i Universitetit te Gracit pas vdekjes se Hahnit e kundershtoi tezen se ai ishte alfabet pellazgjik. Se fundi filologu shqiptar nga Tushemishti i Pogradecit Gjergj Pekmezi ra edhe ai ne gjurmet e atyre shkrimeve me kete sistem shkrimor. Per kete shkruante hellipalfabeti i vjeter i Elbasanit eshte alfabeti greqisht kursiv i shekullit XVIII i stilizuar individualisht. Ndersa Azem Qazimi ne parathenien qe i beri botimit anastatik te perkthimit te Eqrem be Vlora Shenime permbi shkrimin e vjeter pellazgjik Tirane 2007 shenon se teza e Gjergj Pekmezit per prejardhjen e alfabetit te Todhrit ka kohe qe eshte hedhur poshte si e pambeshteturhellip ky alfabet eshte krijuar sipas modelit te glagolitikut njesoj si alfabeti i Papa Totasit perpara tij dhe se ka disa te perbashketa me alfabetin grek.
Se fundi enigma e Hahnit perfundoi qe ne shekullin e kaluar duke percaktuar se hartues i ketij alfabeti origjinal ishte Theodhor Haxhifilipi i njohur nga populli me emrin Dhaskal Todhri.
3. Ne fund te vellimit te pare te vepres Studime shqiptare Hahni jep nje faksimile te alfabetit origjinal qe eshte quajtur i Gjirokastres te cilin e gjeti gjate udhetimit nga Gjirokastra ne Shkoder Duke qene nje verejtes i holle kur u ndal ne Gjirokaster u ndesh para nje surprize pasi zbuloi nje sistem shkrimor qe ishte sekret qe e perdorte nje fis ne Gjirokaster. Alfabeti nuk eshte i plote atij i mungojne 16 grafema per te plotesuar sistemin fonologjik te shqipes. Keto mungesa mund te perligjen pasi subjekti qe ka komunikuar me Hahnin nuk e ka njohur mire alfabetin si dhe duke qene familjar nuk ka pasur saktesi. Duke qene se nuk kemi asgje te shkruar me kete alfabet shume gjera i takojne supozimeve sesa te vertetes.
J. G. Hahni me keto kontribute perfshihet me mjaft dinjitet ne historine gjuhes shqipe dhe te shkrimit te saj.