E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamëria në përvjetorin e genocidit, Xhufi: Pasqyrë e vërtetë e historisë

Instituti i Studimeve për Çamërinë ka promovuar përkthimin e librit Çamëria. Ky libër paraqet historinë e Çamërisë me të dhëna të detajuara e citime të personazheve realë që nga koha e ilirëve.

Libri i Donato Martucit vjen për të gjithë lexuesit shqiptar edhe në gjuhën shqipe, pikërisht në përkujtim të genocidit të ushtruar ndaj çamëve.

Redaktuesi shkencor, por edhe njëkohësisht historiani i njohur Pëllumb Xhufi shpjegon se ky libër ësht një pasqyrë mjaft e qartë për Çamërinë që prej kohës së ilirëve.

Ndër të tjera Xhufi premtoi se shumë shpejt do të sjellë pranë lexuesve një tjetër vepër me fakte shkencore për Çamërinë, e cila do të përshkruajë periudhën e mesjetës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›