E Diel, 1 Nëntor 2026

çani:Cilësi në shërbime për personat me aftësi të kufizuar

Njerëzit me aftësi të kufizuar në Shqipëri vazhdojnë të jenë si shtresë në nevoja të mëdha dhe të diskriminuar në vendin tonë. Këtë gjë e ka deklaruar drejtuesja e fondacionit shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar Blerta çani e cila kërkoi më shumë shërbime për presonat me aftësi të kufizuar. Këto deklarata janë dhënë gjatë prezentimit të analizës së progresit të vendit tonë në zbatimin e strategjisë kombëtare të personave me aftësi të kufizuar.
Gjatë kësaj analize ishte e pranishme edhe Liri Berisha presidentja e fondacionit për fëmijet shqiptar e cila foli për disa nga prioritetet e këtij fondacioni.
Ndërkohë, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i KE-së Helmut Lohan i cili theksoi se lëvizja e njerëzve me aftësi të kufizuar në rrugët e Tiranës është shumë e vështirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›