do dhurues gjaku eshte hero
Për të nxitur dhurimet e rregullta të gjakut Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë mesazhin “Çdo dhurues gjaku është hero”, e të tillë ka qenë në prag të ditës ndërkombëtare të dhurimit vullnetar të gjakut. Shumë punonjes të shëndetësisë, të cilët kanë inkurajuar qytetarët të marrin pjesë në aksione të tilla.
Ndërkohë që gjatë të gjithë vitit janë numëruar rreth 6 mijë dhurime vullnetare ku 270 persona janë dhurues të rregullt duke përmbysur raportin e shifrave dhe duke bërë që 85% e gjakut të sigurohet pa pagesë. Që sasia e gjakut dhe produkteve të tij të jetë e mjaftueshme duhet që të ketë të paktën 20 dhurime për 1 mijë banorë.
Gjatë sezonit veror dhurimet e gjakut bien për shkak të ndërprerjes së kirurgjisë së planifikuar nga e cila sigurohet një sasi e konsiderueshme stoku për bankat e gjakut ndërkohë që nevojat rriten jo vetëm për kërkesat e vazhdueshme të pacienteve me forma te ndryshme të anemisë kronike, por edhe për numrin e aksidenteve automoblistike, të cilat gjatë ketij sezoni pësojne rritje prandaj autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen për rëndësinë e dhurimeve vullnetare të gjakut.