E Enjte, 5 Nëntor 2026

“e-Transport”, platformë e re digjitale për transportin ndërqytetas

Për herë të parë në Shqipëri, një platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau sot videon informative mbi të ardhmen e afërt dixhitale të transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport. Platforma përfshin modul biletimi elektronik online përmes aplikacionit në celular dhe faqes online, në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit. Aplikacioni është falas për 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete. Kjo platformë ofron lehtësi dhe prakticitet në përdorim dhe është e aksesueshme edhe për turistët e huaj me sportele online për shërbimet, servera dhe databazë elektronike. Platforma do të sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›