ektligjet dhe vendimet e mëposhtme:
Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij, projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006, “PËR FAKTORINGUN””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9630, datë 30.10.2006, “Për faktoringun””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006, “PËR FAKTORINGUN”
Në mbështetje të neneve 78, pika 1, 81 pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9630, datë 30.10.2006, "Për faktoringun", të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 28
Mbikëqyrja bankare
Veprimtaria faktoring, sipas përcaktimit të nenit 2, të këtij ligji, e kryer nga subjektet e parashikuara në nenin 10, përveç sa parashikohet në këtë ligj, mbikëqyret dhe rregullohet nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitata e ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe aktet nënligjore, të nxjerra prej saj, për këtë qëllim.”.
Neni 2
Neni 29 shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
* **
V E N D I M
PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEATE PËR TRANSFORMIMIN (HQ SACT), PËR MASAT MBËSHTETËSE TË SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-S”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë Aleate për Transformimin (HQ SACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA P R O J E K T L I GJPËR
RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEATE PËR TRANSFORMIMIN (HQ SACT), PËR MASAT MBËSHTETËSE TË SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-SNë mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë Aleate për Transformimin (HQ SACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS SURROJ, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Surroj, të qarkut të Kukësit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Surroj, të qarkut të Kukësit, miratuar me vendimin nr.904, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Surroj, të qarkut të Kukësit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Surroj për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS VELABISHT, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Velabisht, të qarkut të Beratit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Velabisht, të qarkut të Beratit, miratuar me vendimin nr.461, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Velabisht, të qarkut të Beratit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Velabisht për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BRADASHESH, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Bradashesh, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Bradashesh, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.902, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Bradashesh, të qarkut të Elbasanit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Bradashesh për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS VITHKUQ, TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Vithkuq, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Vithkuq, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.700, datë 19.10.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Vithkuq, të qarkut të Korçës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Vithkuq për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUNIK, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Lunik, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 83 (tetëdhjetë e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 609 (gjashtëqind e nëntë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ORENJË, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Orenjë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 100 (njëqind) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 744 (shtatëqind e dyzet e katër).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën
përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M PËRNJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.824, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 7, 8 e 11, të ligjit nr.9614, datë 21.9.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes civile”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në aneksin 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.824, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, te pjesa “Shënime”, fjalët “… ligjin nr.8517, datë 22.7.1999…” zëvendësohen me fjalët “… ligjin nr.9887, datë 10.3.2008….”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 2 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 5 (pesë) automjete dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) trupa.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë-Porti i Durrësit, në datën 3 nëntor 2008, të pesë autokolonave ushtarake italiane, të përbëra nga:
- Autokolona e parë, 20 (njëzet) automjete e 41 (dyzet e një) trupa.
- Autokolona e dytë, 20 (njëzet) automjete e 47 (dyzet e shtatë) trupa;
- Autokolona e tretë, 19 (nëntëmbëdhjetë) automjete e 23 (njëzet e tre) trupa;
- Autokolona e katërt, 20 (njëzet) automjete e 32 (tridhjetë e dy) trupa.
- Autokolona e pestë, 20 (njëzet) automjete e 41 (dyzet e një) trupa.
3. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 5 nëntor 2008, të tri autokolonave ushtarake italiane, të përbëra nga:
- Autokolona e parë, 20 (njëzet) automjete e 41 (dyzet e një) trupa.
- Autokolona e dytë, 20 (njëzet) automjete e 35(tridhjetë e pesë) trupa;
- Autokolona e tretë, 14 (katërmbëdhjetë) automjete e 32 (tridhjetë e dy) trupa.
4. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 2 e 3 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datën 5 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.
5. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.
6. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
7. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I MPER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR MARRJEN PJESË NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË SHËRBIMEVE SANITARE, NË ORIKUM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum, për një shumë prej 8 614 000 (tetë milionë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë mijë) dinarësh islamikë (ID).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, të përfundojnë procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, brenda datës 8 dhjetor 2008. Brenda këtij afati të përfshihet lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës të nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I MPËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR HAPJEN E ZYRËS VENDORE GJERMANE, PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për hapjen e zyrës vendore gjermane, për bashkëpunimin për zhvillim në Shqipëri.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
&nb