E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: KFOR, ende i nevojshëm, shërbimet sekrete serbe veprojnë në Kosovë

Prishtinë, 13 qershor, NOA - Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimi i trupave ushtarake serbe nga territori i vendit cilësohet si moment historik nga liderët kosovarë, ndërsa ligjshmëria e e vendimit për angazhimin e KFOR-it në Kosovë, edhe 11 vjet pas, mbetet temë e diskutueshme në Beograd.

Trupat e KFOR-it, që në vitin 1999 numëronin diku 50 mijë ushtarë nga vendet anëtare dhe jo anëtare të NATO-s, që nga ajo kohë kanë kaluar nëpër disa faza reduktimi.

Në vitin 2002, numri i pjesëtarëve të KFOR-it u reduktua në 39 mijë, për të vazhduar në fazën e dytë të reduktimit në qershor të 2003-ës në 26 mijë, ndërsa në fund të po atij viti në Kosovë mbetën 17.500 ushtarë.

Aktualisht, në Kosovë janë të angazhuar më pak se 10 mijë ushtarë të KFOR-it, formacion ky që nga ushtarakë të lartë në NATO është paralajmëruar të pësojë reduktime të mëtejme në 5000 e më pak ushtarë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Michael Koetting, tha se reduktimit të mëtejmë të trupave të NATO-s në Kosovë do ti paraprijnë vlerësimet politike e ushtarake në Bruksel.

Nuk ka pasqyrë kohore për reduktim të mëtejmë të trupave. Do të ketë vlerësime ushtarake e politike dhe trupat do ta marrin formën varësisht nga ato, tha ai.

E ardhmja e KFOR-it ishte temë diskutimi e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili përfundoi të premten.

Në takim u tha se transformimi i KFOR-it në një forcë më mobile dhe më të vogël mund të bëhet vetëm po qe se analizat e kushteve lejojnë një gjë të tillë.

Pavarësisht disa incidenteve të kohëpaskohshme, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë u vlerësua të jetë e qetë. Mirëpo, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999-ën, tha se nuk mund të flitet për një situatë stabile, nëse merret parasysh gjendja e sigurisë në veri të Kosovës.

Kemi struktura paralele, kemi formacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të shërbimeve sekrete. Në njëfarë mënyre, NATO-ja, duke reduktuar trupat, nuk e sheh këtë si shqetësim. E dërgon një mesazh kinse është pajtuar me një situatë të tillë, e dërgon një mesazh se në planet e tyre kanë për qëllim ta lënë këtë situatë siç është, u shpreh Çeku.

Reduktimet e mëtejmë të trupave të KFOR-it, sipas tij, duhet të bëhen edhe në bazë të konsultimeve me institucionet kosovare të sigurisë.

Mungon ai bashkëpunimi i ngushtë në mes të institucioneve dhe KFOR-it. Ne kemi raporte, raporte miqësore kemi pasur gjithmonë, por nuk kemi një bashkëpunim, një bashkërenditje, bashkëveprim sa duhet të kemi, theksoi ai.

Përfaqësues të serbëve në Kosovë thonë se situata e sigurisë varet nga shumë faktorë. Për njërin nga politikanët serbë, Dragan Veliq, reduktimi i trupave të NATO-s në Kosovë është i padëshirueshëm.

Për momentin, vlerësimi i forcave të NATO-s, në kuptimin e zvogëlimit të trupave, ndoshta është raport i vlerësimit për situatën aktuale, si dhe raport i një vendimi politik dhe porosisë që NATO-ja dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e jep për Kosovën. Por, në çfarëdo rasti, kjo nuk do të nënkuptojë sigurinë dhe, në këtë mënyrë, vetëm sa do të shtohen rreziqet për sigurinë, tha Veliq, i cili pret që NATO-ja të sjellë vendime, të cilat e garantojnë sigurinë.

Hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë i kishte paraprirë nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi trupat serbe të largohen nga territori i Kosovës.

NOA/RFE var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›