E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet sipari i edicionit të 16-të të konkursit pamor Onufri

Ne ndjekje te deshirave dhe deshmive eshte celur sipari i edicionit te 16-te te konkursit pamor Onufri. Nuk ka patur nje teme te caktuar por pergjigja e artisteve shqiptare ndaj fteses se kuratorit Parid Teferici ka qene mjaft pozitive duke pare pjesemarrjen e tyre te gjere dhe me prurje mjaft interesante qe nga mediumi i fotografise dhe videos e deri tek nje perqendrim i shprehjes artistike permes piktures dhe emrave dinjitoze te artit shqiptar.

"Paresore ne kete proces selektiv ka qene puna dhe jo perzgjedhja e
atyre autoreve qe mund te me benin pune dhe artistet shqiptare qe
ndodhen jashte kufijve te Shqiperise kane nje qasje ndoshta me te
acaruar se sa artistet qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi", tha Parid
Teferici, kurator i Onufrit.

Nderkaq drejtori i galerise vlereson faktin qe pervec pjesemarrjes se
kenaqshme te artisteve kuratori i ka lene nje hapesire te vecante edhe
te rinjve per te shprehur individualitetin e tyre krijues.

"Eshte nje aneks, nje shtojce brenda ekspozites e cila i eshte besuar
nje artisti te ri, qe quhet Gentian Shkurti i cili ka sjelle nje
propozim artistik duke ftuar te ekspozojne tre stuendte te Akademise se
Arteve", u shpreh Rubens Shima, Drejtor i GKA.

Me pjesemarrjen e artisteve te brezave dhe qendrimeve te ndryshme
artistike Onufri 2009 reflekton produktin artistik real te je skene sa
problematike aq edhe produktive qe tenton rritjen cilesore permes
luhatjeve dhe zhvillimit komunikues te nje gjuhe shprehese ne kushtet e
nje trasformimit te vazhdueshem. Ne onufrin e ketij viti marrin pjese
vetme artiste shqiptare si ata qe zhvillojne aktivitetin e tyre krijues
ne Shqiperi si najada Hamza, Edmond Gjikopulli, Gazmend Leka, Vladimir
Myrtezai, hasan Nallbani, Zihni Veshi dhe artiste te tjere qe punojne
jashte vendit si Robert Aliaj, Gjelosh Gjoka etj.

Mira Tuci

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›