Çelsi, fitore për ti bërë presion djajve
Në prag të derbit mes Çelsit dhe Totenhemit, Premier Liga ka shansin për tu rihapur edhe një herë tjetër me një fitore të kampionëve në fuqi në Stamford Bridge. Blutë e Londrës do të duhet të kalojnë skuadrën e Redknap, e cila nga ana e saj luan shansin e fundit për vendin e 4-t. Një triumf për ekipin e Ançelotit do të thoshte vetëm 3 pikë diferencë me Junajtid në krye, për të rihapur edhe një herë kampionatin në 3 javët e fundit të tij. Ançeloti shpreson tek nderi që do të mund ti bënte Arsenali, në rast se do të ndalte 18 herë kampionët e Anglisë.