ëndrrat e një pantere
"Bukuria është brenda nesh dhe derivon nga ndershmëria dhe përulja". Duken fjalët e Dalai La
mës ose të Nënë Terezës së Kalkutës, megjithatë ato që e kanë thënë janë buzët sensuale të top-modeles Naomi Kampbell. Pikërisht ajo, pantera e zezë e pasarelave, në pragun e të 40-ave rrëfen se ajo që ka rëndësi është pastërtia e shpirtit dhe besimi, edhe pse shfaqet tërësisht nudo në fushatën e fundit për fragrancat "D&G anthology". E dalë në kopertinat e revistës "Vogue" që nga mosha 15 vjeç, Naomi jeton prej 25 vjetësh nën dritat e prozhektorëve. Jo vetëm si top-modele. Ka debutuar edhe si shkrimtare, duke firmosur një libër që më vonë pranoi se nuk e kishte shkruar për mungesë kohe; si sipërmarrëse duke prodhuar një sërë fragrancash për femra, si aktore duke debutuar në disa filma, si këngëtare, duke regjistruar një disk me të cilin ka shitur thuajse dy milionë kopje. Pastaj, nga një avion te tjetri, mes angazhimeve të shumta dhe pasarelave, janë edhe miqtë: "Janë gjëja më e shtrenjtë në botë". Por, ndonjëherë edhe bukuroshet si ajo kanë frikë të shihen në mëngjes në pasqyrë. "Gjatë një spoti publicitar në Londër, po e shihja veten në pasqyrë dhe m‘u duk aq e plakur sa nisa të qaja. Nëse më parë menaxheri të ofronte 100 punë në ditë, ndërsa tani një me zor, atëherë fillon të mendohesh mirë", tregon ajo për revistën GQ dhe kufiri për të dalë në "pension" sado që mund të shtyhet, ngelet gjithmonë aty. Askush nuk është në gjendje ta deklarojë hapur, por është e vështirë për një ish-mbretëreshë pasarelash të harrojë veten dhe bukurinë që dikur rrezatonte nëpër kopertinat e revistave të modës dhe shërbimeve fotografike. Kështu ka treguar për "Fashion TV" edhe modelja Linda Evanxhelista: "Dikur thosha se nuk mund të ngrihem nga krevati pa më ofruar dhjetë mijë dollarë. Por, kur një rrudhë duket në fytyrën e një modeleje, nuk është thjesht shenjë plakjeje, është njëlloj sikur një monument rrëzohet, thyhet, copëtohet. Është një katastrofë". Në fakt, as sajtet e internetit nuk tregohen të rezervuara. Shumë prej tyre nuk harrojnë të krahasojnë bukurinë e vajzave 17 - 20-vjeçare me ish-mbretëreshat e dikurshme të pasarelave. Naomi është mjaft e njohur për karakterin e saj të tmerrshëm, të shfaqur shpesh kundër mikeve, të fejuarve dhe kameriereve. Po kush janë modelet më të mira të momentit që kanë eklipsuar Naomin? E para është Xhema Uard, 20 vjeçe, me origjinë australiane. Uard ka qenë shpesh protagoniste e faqeve rozë të gazetave për shkak të lidhjes së saj me aktorin Heath Ledger, që humbi jetën për shkak të një overdoze. Revista e miliarderëve "Forbes", e rendit atë mes modeleve më të paguara të botës, domethënë mes atyre që fitojnë më shumë se 13 milionë dollarë në një vit nga sfilatat dhe shërbimet fotografike. Pëlqehet sidomos në Japoni. Por të ardhurat e Xhemës vijnë kryesisht nga Lindja e Largët dhe nga gjiganti i kozmetikës japoneze, i quajtur "Kose". Ajo që vlerësohet më shumë është pamja e saj si kukull, ndaj është shpesh edhe e preferuara e gjigantëve të modës, si "Valentino", "Dior", "Dolçe&Gabana", "Karl Lagerfeld", "Swarovski" dhe "Luis Vuiton". Xhema zëvendësoi Kate Mosin në reklamën e parfumit të "Calvin Klein", "Obsesion Night" për meshkuj. Thuhet se pas pasarelave e ka të siguruar vendin edhe në kinema. E dyta në listë është Anja Rubik, 22-vjeçarja me origjinë polake. Për fansat e shumtë është modelja më e bukur që ka kapërcyer ndonjëherë kufijtë polakë. Anja ka shëtitur gjithë botën për të qenë gjithmonë pranë prindërve të saj. Ka jetuar në Greqi, Kanada, Afrikën e Jugut dhe Francë. Pikërisht në Paris lindën edhe kontaktet e para me botën e modës, fillimisht si një punë qejfi gjatë pushimeve verore e më pas si një profesion, të cilit i dedikon shpirtin dhe mbi të gjitha trupin. Sot është imazhi i pazëvendësueshëm i markës së famshme "Belstaff". Shumë persona mendojnë se Anja do të jetë superylli i ardhshëm që do të zëvendësojë Naomin. Pasioni i saj është letërsia, arti dhe zhytja nën ujë. Nuk ngelet pas edhe Kim Norda, 21 vjeçe, me origjinë holandeze. Por, sidoqoftë, Naomi mbetet Naomi, mbetet mbretëresha me ngjyrë e pasarelave. Jeta private e panterës së zezë gjithmonë ka ngjallur interes në botën e thashethemeve, pasi thuhet se ajo gjithmonë ka pasur dëshirë të ketë në krah burra të pushtetshëm dhe me famë, mes të cilëve Mike Tajson, Puff Dedi, Flavio Briatore, Robert De Niro, Leonardo di Kaprio, Eric Klapton, Alberto II i Monakos, Kevin Spacey, Luis Hemilton. Megjithatë, ja se çfarë tregon pantera me ngjyrë që sapo ka hyrë në ditëlindjen e saj të 40-të
Ju jeni mikeshë e Domenico Dolce e Stefano Gabbana prej shumë vitesh. A u ka ndodhur ndonjëherë t‘u jepni këshilla mbi punën?
Janë miq shumë të mirë dhe një burim i madh frymëzimi për mua. Adhuroj të punoj me ta, më pëlqen kreativiteti i tyre dhe luku tërësisht sicilian për të cilin janë të famshëm.
Cili është vendi juaj i preferuar?
Nuk ka ndonjë vend që më pëlqen më shumë në krahasim me ndonjë tjetër. Jam një shpirt i lirë. Ka shumë qytete që janë me bukuri të jashtëzakonshme që për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të zgjedh asnjë.
Për revistën GQ ju keni intervistuar Hugo Chavezin dhe Kristina Kirshnerin. Ka ndonjë figurë tjetër politike për të cilën ju pëlqen të flisni?
Intervistat kanë qenë të pabesueshme. Nuk mund ta besoja se do të pranonin të uleshin me mua dhe të flisnin hapur dhe në mënyrë të ndershme mbi atë çka bënin. Ishte një surprizë të shihje që edhe personazhet e mëdha politike thellë-thellë janë njerëz normalë si të tjerët, vetëm se kanë një profesion tjetër.
Kohët e fundit gazetat kanë folur shumë për miqësinë tuaj me zonjën e parë britanike, Sarah Brown. Çfarë ju bashkon, çfarë keni të përbashkët?
Kam punuar me Sarah Brown për shoqatën "White ribbon alliance", ku kam qenë ambasadore, në mënyrë që askush të mos e harrojë rëndësinë për të dhuruar. Nuk kam asnjë ambicie politike, objektivi im është të ndihmoj miliona nëna dhe të gjitha gratë që punojnë në fshatrat e Azisë dhe Afrikës.
Çfarë mendoni për karrierën e modeleve të reja me ngjyrë si Chanel Iman dhe Jourdan Dunn? Mendoni akoma se ekziston diskriminimi në fushën e modës?
Kam luftuar shumë që modelet me ngjyrë të pranoheshin në industrinë e modës, kështu që më bëhet shumë qejfi të shoh vajza si ato në kopertinat e revistave të modës. Megjithatë, ashtu siç shumë kanë konfirmuar dhe shkruar një lloj diskriminimi duket sikur po përsëritet në këtë periudhë, duke qenë se nuk shihen shumë modele të racave të ndryshme në fushatat publicitare.
Si dëshiron ta kujtosh Mjakëll Xheksonin?
Ishte një mik i mirë dhe njeriu i spektaklit më eksitues dhe inovator që ka ekzistuar ndonjëherë. U ka dhënë shumë njerëzve me angazhimin e tij humanitar. Po ashtu, u ka dhuruar shumë njerëzve me angazhimin e tij humanitar dhe ishte një baba dhe një qenie njerëzore fantastike.
Përkrah të fejuarit tuaj, rusit Vladimir Doronin, dukesh sikur ke gjetur më në fund qetësinë..
Jam një grua dhe një ditë do të doja të isha nënë. Në punë kam dhënë vërtet shumë.