E Diel, 1 Nëntor 2026

Çertifikimi i rezultatit të 23 qershorit, Celibashi: Kolegji zgjedhor, rruga e vetme

Në krye të rrugës që të çon tek çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit është vetëm Kolegji Zgjedhor. Edhe pse kodi përcakton KQZ si institucion fuqiplotë për shpalljen e rezultatit, ish kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi rendit 2 arsye që e kthejnë Kolegjin në istancën e fundit që do të bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve.

Për të mbështetur argumentin e tij, Celibashi ofron dhe një tjetër skenar.

KQZ mud të ishte i plotë në pikëpamjen numerike, pra mund të ishte e përbërë prej 7 antëtarësh, por duke qenë se për disa vendimarrje të cilat lidhen me miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve , kërkohet shumëica e cilësuar, minimumi i 5 anëtarëve dhe duke qenë se kjo shumicë mundet të mungonte atëherë edhe në këtë rast do duhet të ishim në procesin e adresimit të kërkesës për çertifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te Kolegji Zgjedhortha Celibashi.

Por a ka kohë tani për ristrukturimin e KQZ?

Mendoj se tani kjo çështje për mirë apo për keq është e kapërcyerdeklaroi ai.
Celibashi, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, thotë se institucioni i KQZ, i cili funksionon vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës solli një impakt jo pozitiv tek standardi i zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›