E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshte fqinji Paragjykim

Poetet Agron Tufa Gentian ocoli dhe Nikola Madzirov nga Maqedonia dje ne nje takim mbi perceptimin ballkanas mbi fqinjin kush eshte tjetri. Nje nga temat me te preferuara per intelektualet dhe shkrimtaret e sotem

Kur degjoj dike qe ne menyre fare te pergjithshme bardhezi jep gjykime per vende a popuj nuk mendoj per asnje cast te vetem nese keto gjykime jane te sakta apo te gabuara pasi me te vertete kjo nuk ia vlen por pyes veten se cila eshte aftesia mendore dhe cili eshte morali i atij qe jep te tilla gjykime - ky eshte dedikimi i shkrimtarit Ivo Andric vendosur ne hyrje te prezantimit te antologjise nga shkrimtare te Evropes Juglindore promovuar dje zyrtarisht edhe ne shqip.

Nje liber i pergatitur nga Richard Svartz me 22 autore ballkanas duke reflektuar mbi Ata qe jane ndryshe dhe qe i kemi prane. Duket se prej intelektualeve te sotem sic u tha ne vend te fajit apo ngazellimit debati me i preferuar eshte komunikimi kulturor mes ballkanasve sa njohim njeri-tjetrin cilet jane fqinjet tane eshte fqinji ishte tema e propozuar edhe dje ne nje konference a takim mjaft modest me pjesemarrje te tre shkrimtareve poeteve dy shqiptare e nje maqedonas Agron Tufa Gentian ocoli dhe Nikola Madzirov - me synimin per te diskutuar letersine bashkekohore dhe marredheniet mes vendeve te Ballkanit Perendimor dhe pjeses tjeter te Evropes ne dimensione letrare e me gjere. Mungonin shume te ftuar si Kadare Kongoli perkthyesi Shpetim ucka keshtu u tha se ishin arsye personale pse nuk u ndodhen ne kete qoshe te Hotel Tiranes.

Nese poeti Tufa u angazhua ne nje referim te shkurter mbi paradoksin e njohjes se mosnjohja eshte premisa e vetme e paragjykimit poeti tjeter Gentian ocoli do te kthente kohen per te kujtuar per ironi se si botues i revistes Aleph ka kthyer nje here mbrapsht nje tregim te Ivo Andricit per shkak te namit te keq intelektual lidhur me tragjedine kosovare se si shperthenin ne Beograd e Prishtine bombat B52. E njejta teme u diskutua dhe ne bodrumin e teatrit te metropolit pak jave me pare ne stinen e festivalit nderkombetar te poezise Poeteka dhe u vu re qe nga ana e shkrimtareve apo intelektualeve shqiptare pati shume pak pothuaj aspak pjesemarrje dhe jo me te flitet per aq zjarrmi debati.

Nje justifikim e dha dje ocoli duke kujtuar si ngjarje tamam ne koke ate te nje shkrimtareje greke kur e pyeten per te perbashketat ballkanase se dashurojne kulturen amerikane Muret e gjuhes varret ende te hapura lufterat heshtja e gjate prej 20 vitesh nga renia e sistemit socialist - jane arsye te poetit maqedonas Nikola Madzirov pse ballkanasit nuk njohin njeri-tjetrin. Momenti i komunikimi kulturor dhe i zbulimit te te perbashketave eshte aspirata e ketyre autoreve me modesti dhe justifikim per te reflektuar ndoshta per nje arsye me tej se personalja.

Per ti kuptuar keta autore ne fakt me teper se ura kulturore takimi i djeshem mund te quhet nje rast i izoluar ne barometer te nje realiteti fizik sa njohje ke per tjetrin ne kushte krejt te tjera lirie nga ajo e para 20 viteve Tufa ocoli dhe Madzirov ngrene diskurse qe nuk i shmangen politikisht asaj gjeografie qe ka mundur gjithmone shkrimtaret - ndarja dhe mendimi intelektual jo i prodhuar ne ngushtesi politike por si mendim i pakushtezuar. A po ndodh kjo Takimi i djeshem mund te ishte vetem nje justifikim por jo reference lirie ku ne nje panel vendoset elita dhe te tjeret te pyesin si eshte koha

V.Murati

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›