Çështja çame, Idrizi:Propozimi i PS-së zhbllokon impasin që është krijuar
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet la vlerësuar propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë alternative për zgjidhjen e çështjes çame.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh në një konferencë për shtyp se ky propozim që vjen nga Partia Socialiste zhbllokon impasin që ishte krijuar brenda komisionit të jashtëm në procesin e miratimit të rezolutës së çështjes çame nga parlamenti shqiptar dhe vëmë në dukje tre momente që shkojnë në të njëjtën gjatësi vale me projektin tonë.
“Ne përshëndesim hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame dhe konfirmimin se PS nuk e ka përfshirë në programin e saj këtë çështje thjesht për ta lënë në letër. Pikësëpari theksohej se baza e zgjidhjes së çështjes çame është e drejta ndërkombëtare, marrëdhënia e mbështetur në fqinjësinë e mirë dhe Traktatin e Miqësisë. Ne ndajmë pa asnjë ngurrim me te gjitha forcat politike bindjen, se fqinjësia e mirë mes popullit grek e atij shqiptar janë dy vlera te patjetërsueshme per paqen, stabilitetin, prosperitetin e të dy popujve si edhe të vetë rajonit dhe se miratimi i rezolutës është një hap i fuqishëm në këtë drejtim” ka theksuar Idrizi.
Ai ka theksuar më tej se në projektin e PDIU-së kërkohet heqja e Ligjit të Luftës dhe nxjerrim në pah dhe faktin e provuar botërisht se kombi shqiptar dhe ai grek e kanë luftuar fashizmin siç është vërtetuar nga konferencat ndërkombëtare të pasluftës dhe se popullsia çame në mënyrë të natyrshme ka qenë pjesë e luftës anti-fashiste.
Ne pajtohemi me faktin që çështja çame është një çështje e pazgjidhur politike që duhet adresuar diplomatikisht në frymën dhe me instrumentat e sipërpërmendur.Ne çmojmë përfshirjen e detyrimit që qeveria të raportojë çdo gjashtë muaj në parlament për adresimin diplomatik të kësaj çështjeje ka shtuar Idrizi.