E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çezena kërkon Erjon Bogdanin

Erjon Bogdani konsiderohet se përforcimi ideal për Çezenën në objektivin e saj madhor për një rikthim në Serinë A, kampionati italian. Lajmin e dha gazeta sportive “Corriere dello Sport”. 33 vjeç dhe më shumë se dhjetë vjet eksperiencë në futbollin italian, Bogdani, cili dy sezonet e fundit luajti me Kievon (8 gola në 61 ndeshje), ka karakteristikat e duhura që kërkon Çezena. Bogdani ka në karrierën e tij futbollistike në Itali, fiks 300 ndeshje, ndërkohë që ka luajtur edhe me Rexhinë,m Salernitanën, Veronën, Sienën. Në Shqipëri, sulmuesi i Kombëtares sonë ka luajtur me Partizanin, në Turqi me Gençlerbilxhinë dhe në Kroaci me NK Zagreb.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 20 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›