E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare eshte Sacra Corona Unita

Sacra Corona Unita lindi si organizate mafioze e frymezuar nga modeli i Ndrangheda kalabreze ku ne thelb te se ciles qendron familja dhe lidhja e gjakut eshte e padiskutueshme. Qendra e saj eshte Pulia.

Sacra Corona Unita njihet si mafia e katert ne Itali dhe aktivitetet e saj jane trafiku i droges dhe i armeve prostitucioni shantazhi mashtrimi dhe kontrabanda e cigareve.

Ne fillim te viteve 90 me mberritjen e emigranteve te pare ne Itali ishin te shumta lidhjet e saj me grupet kriminale shqiptare qe importonin ne Itali sasi te medha droge si heroine dhe hashash.

Si per cdo organizate tjeter mafioze edhe per Sacra Corona Unita armiqte kryesore mbeten te penduarit. Ne vitin 1991 u zhvillua nje gjyq ndaj nje grupi te penduarish ndaj te cileve u dhane denime mjaft te renda.

Sacra Corona Unita eshte e ndare ne 47 klane autonome por te 1561 anetaret e saj duhet te respektojne interesin e perbashket. Mafia pulieze nuk ka patur nje lidhje te forte me territorin dhe kjo e ben ate shume here me te dobet se Cosa Nostra Ndrangheda apo Camorra. Sipas te dhenave Sacra Corona Unita fiton rreth 2 miliard euro nga aktivitetet e saj.

Sacra Corona Unita u formua nga Xhuzepe Rogoli ne burgun e Tranit naten e Krishtlindjeve se vitit 1981. Ai ishte anetar i Ndrangheda dhe i kerkoi kreut te saj te krijoje nje organizate te re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›