Çfarë kërkojmë nga ambasadori i BE?
Nga Njazi Muka, Pronar i shpronësuar
Quhem Njazi Muka, arsimtar në pension. Si shumë pronarë të tjerë kam 20 vjet që jam në pritje që Qeveria të më kthejë fizikisht pronat që mi ka grabitur qeveria sllavokomuniste e Enver Hoxhës.
Dëgjuam në televizor zotin Kryeministër se Bashkimi Europian ka dhënë 1.5 milion Euro dhe një sasi tjetër parash janë dhënë nga qeveria greke, zvicerane dhe çeke, për projektin e regjistrimit të pronave. Dëgjuam angazhimin e Qeverisë për realizimin e regjistrit kombëtar të pasurive të paluajtshme . Unë jam plotësisht dakord me rëndësinë kombëtare që ka ky regjistrim, por dëshiroj të paralajmëroj seriozisht në radhë të parë ambasadorin e Bashkimit Europian por dhe ambasadorët e tjerë përfshi zotin Sali Berisha dhe Edi Rama që të korrigjojnë gabimet e postkomunizmit me pronat tona. Me këto fonde është plotësisht e mundur të garantohet kthimi i pronës tek i zoti. Por ndërhyrja e ambasadorëve është e domosdoshme për faktin se :
1. Deri tani Qeveria demokratike nuk ka pasur vullnetin që të kthejë fizikisht në origjinë pronat që na ka grabitur diktatura. Me date 26.04.09 unë, kam botuar një shkrim me titull Sali Berishën dhe Edi Ramën i bashkon Ligji 7501. Efektivisht në këto 20 vjet z. Berisha ka qenë kundërshtari nr një i pronarëve të ligjshëm.
2. Që z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama, për shkak të mentalitetit të tyre kundër pronarëve origjinalë dhe pro pseudopronarëve dhe si zbatues të platformës së Katovicës, të mos pengojnë më tej përafrimin me BE, duhet që ju si ambasadorë të mos qëndroni indiferentë ndaj kërkesave që prograni i financuar prej jush të regjistrojë pronat në përputhje me nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës. Kjo bëhet mirë dhe shpejt duke u bazuar në dokumentat e arkivave te shtetit ku janë të gjitha dokumentat e shtetëzimeve komuniste. Jo vetëm ambasadori i BE, por gjithë trupi diplomatik duhet të veprojë efektivisht për ta ndalur këtë eksperimentim dhe hajdutëri që bëhet në emër të demokracisë. Pa kthyer pronën tek i zoti fjala demokraci dhe pranim në Bashkimin Europian janë fjalë në erë.
3. Ambasadorët janë të njohur me kërkesën që ka bërë Shteti Shqiptar nëpërmjet Avokatit të Shtetit në Gjykatën e Strasburgut që kjo Gjykatë të mos shqyrtojë ankesat e pronarëve shqiptarë sepse shteti nuk ka para të paguajë. Turp ma të madh, faqe Evropës, nuk ka. Pse Qeveria nuk i kthen çdo pronari pronën e tij dhe kompensimet të ja japi atyre që kanë shkelur ligjin. Përse Qeveria tallet me Kushtetutën dhe miraton ligje që në titull kthejë pronën dhe po aty me shumë nene e pengon kthimin e pronës. Pse qeveria ka bërë ligj që i legalizon pronën një shtetasi sepse ai ka pasur guximin të shkeli ligjin, duke ndërtuar pa leje në tokën që duhet ti kthehet pronarit të shpronësuar. A nuk është për turp për politikanët që ne pronaëve na quajnë ish-pronarë, kur ne jemi pronarë të ligjshëm që na grabiti diktatura dhe për shkak të ligjeve që ata miratojnë qytetarët po grabisin dhe po vrasin njëri tjetrin .
4 Me tituj të pronësisë, kur qytetari ka regjistruar pronën e dikujt tjetër sipas ligjit 7501, a mund të thuhet se Shqipëria është vend i sigurt për investime të huaja serioze?
5 . Praktikisht situata me pronat dhe ligjet e deritanishme që pengojnë pronarin të gëzojë pronën e tij të trashëguar janë maskim i strategjisë së Ramiz Alisë për të përvetësuar pronat e shtetit dhe të pronarëve sipas platformës së Katovicës.
6. Prej 19 vjetësh të shpallur zyrtarisht Shtet demokratik që zbaton Deklaratën e Helsinkit dhe Liritë e të drejtat e njeriut pronat e shtetëzuara nga diktatura e Enver Hoxhës, Mua më çudit naiviteti i ambasadorëve të BE , KE, OSBE , SHBA, Bankës Botërore dhe gjithë institucioneve të tjera për faktin se ata janë në dijeni të faktit se pronat e shtetëzuara, në vend që të kthehen në origjinë , vazhdojnë të mbahen në dorën e shtetit. Këto prona po vidhen nga pushtetarët dhe kjo periudhë edhe nga perëndimorët është quajtur periudha e tanzicionit. Ambasadorët janë në dijeni për faktin se po bëhet me nxitim legalizimi i pushtimeve dhe i ndërtimeve të paligjshme. Ata e kuptojë se legalizimi me ligjet që ka miratuar qeveria i shërben qeveritarëve dhe jo parimeve demokratike, prandaj Ambasadori i BE dhe ambasadorët e tjerë duhet të veprojnë efektivisht për të detyruar qeveritarët për të zbatuar të drejtat themelore të njeriut lidhur me të drejtën për të gëzuar pronën e trashëguar.
7. Sllavokomunizmi vrau 6000 qytetarë të pafajshëm dhe po aq ka vrarë edhe postkomunizmi por krimet e tranzicionit po vazhdojnë. Dikur kjo do të analizohen me hollësi shkaktarët e vërtetë të këtyre vrasjeve por ju mund të ndikoni për ti ndaluar ato
Unë në moshën, përvojën dhe vuajtjet që kam kaluar në sistemin sllavokomunist, i drejtohem përsëri politikanëve me thirrjen: mos turpëroni veten tuaj. Ju drejtohem ju ambasadorit të BE zoti Ettore Sequi dhe ju lutem mos gjeni justifikime formale dhe mos lejoni këtë qëndrim në dukje naiv ndaj shkeljes së të drejtës së pronës dhe rrumpallës së pronës që prej 19 vjetësh vazhdon nën ombrellën tuaj, prandaj është koha që bashkërisht të themi: Poshtë komunizmi i shndërruar në kleptokraci dhe korrupsioni i pushtetarëve me pronat tona. Meqenëse problemi lidhet me kerkesat e BE per Shqiperine, ju lutem te me ktheni përgjigjen tuaj në shtyp.