Bashkia e Tiranės: Formulari qė duhet tė plotėsoni pėr Adresarin e Ri
Laureta Rryēi
Bashkia e Tiranės ka pėrcaktuar adresėn e banesės sė ēdo qytetari. Ajo qė ka mbetur ende pėr tu realizuar dhe qė kėrkon domosdoshmėrish bashkėpunimin e qytetarėve ėshtė lidhja e adresės sė vendbanimit tė gjithkujt me emrin tij dhe tė ēdo pjesėtari tjetėr tė familjes, qė jeton nė kėtė njėsi banimi. Kjo do tė realizohet me tė dhėnat, qė duhet ti japė vetė qytetari, duke plotėsuar formularin e adresės. Punonjės tė Bashkisė sė Tiranės, tė pajisur me dokumentin zyrtar tė identifikimit, do tė trokasin nė njė nga kėto ditė nė derėn tuaj dhe do tė sjellin formularin.
Duhet tė lexoni me kujdes dhe tė plotėsoni formularin, brenda njė jave nga data e marrjes sė tij dhe ta mbani atė, deri kur punonjės tė Bashkisė sė Tiranės tė paraqiten sėrish pranė banesės suaj. Punonjėsit do tė mbledhin formularin e plotėsuar dhe do tė marrin mendimin tuaj. Sipas njoftimit tė Bashkisė, duke plotėsuar kėtė formular me tė dhėnat pėr emrin e ēdo pjesėtari tė familjes suaj, do na ndihmoni tė pėrcaktojmė nė cilėn njėsi banimi banon ēdo qytetar. Ndihma juaj ėshtė e domosdoshme sepse pa kėto tė dhėna nuk mund tė realizohet njė lidhje pėrfundimtare tė
emrit tuaj me adresėn e vendbanimit, ku jetoni; emrit dhe adresės sė vendbanimit me regjistrin e gjendjes civile. Gazeta Albania po boton nė numrin e sotėm formularin qė tashmė ka mbėrritur nė shtėpitė tuaja dhe udhėzimin pėrkatės se si duhet tė plotėsohet ai.
26 Qershor 2010

