Plotsimi i formularit, me ndihm e msuesve

Pėrveē nxėnėsve qė janė ende tė pavendosur pėr tė plotėsuar formularin A2, origjinalin, numėrohet njė numėr i konsiderueshėm maturantėsh qė kanė bėrė pėrzgjedhjen definitive tė degėve tė preferuara.

Duke filluar nga dita e enjte e javės qė lamė pas, drejtoritė e shkollave tė mesme kanė hapur dyert pėr tė pritur nxėnėsit qė kanė nevojė pėr tė dhėna mbi plotėsimin e formularit tė preferencave.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka vėnė nė dispozicion tė maturantėve mėsuesin kujdestar pėrkatės pėr tė kėshilluar dhe sugjeruar tė rinjtė mbi pėrllogaritjet qė duhet tė bėjnė pėrpara se tė plotėsojnė origjinalin.

Nxėnėsit pohojnė se rekomandimet e mėsuesve gjatė kėtyre ditėve kanė qenė efektive, pasi nė momente tė tilla tensioni, kanė qenė ata qė ia kanė mbledhur pikėt nė total secilit maturant, duke u lehtėsuar ankthin dhe duke i orientuar pėr tė pėrzgjedhur degėt ku probabiliteti pėr tė fituar ėshtė mė i madh.

Llogaritja e pikėve realizohet nėpėrmjet rezultateve tė 4 provimeve tė MSH-sė dhe notės mesatare tė viteve tė shkollės sė mesme, e cila ėshtė e pasqyruar nė dėftesėn e pjekurisė sė maturantit dhe e konfirmuar nga drejtori i gjimnazit.

E megjithatė, njė tjetėr pėrcaktues nė pėrzgjedhjen e degėve ėshtė edhe koeficienti i shkollės, i cili i ndihmon maturantėt tė orientohen dhe tė bėjnė zgjedhjen e fakulteteve qė pėrafrohen me profilin e shkollės sė tyre.

Kjo do tė thotė qė, nėse njė maturant e ka pėrfunduar arsimin e mesėm nė shkollėn “Hoteleri-Turizėm”, nuk ėshtė i preferuar pėr tė ndjekur programin e studimit: Inxhinieri Elektronike.

Nisur nga kjo, nxėnėsi mund tė kuptojė fare qartė qė koeficienti i gjimnazit nuk e favorizon aspak pėr tė pasur mundėsi tė ndjekė kėtė degė.

Tashmė tė gjitha formulat janė konkrete, kėshtu qė nxėnėsit duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr tė mos gabuar, sepse nėse ndodh kjo, nuk do tė kenė mė njė shans tė dytė pėr ta rikuperuar.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos