Rugova, njė mundėsi pėr turizėm tė qėndrueshėm

Pejė, 5 gusht - Kėtė verė, 40 fėmijė tė Kosovės, gjatė njė javė qėndrimi nė fshatin Reka e Allagės, thellė nė bukuritė natyrore tė Grykės sė Rugovės, do tė marrin nė duart e tyre ēėshtjet e ruajtjes sė ambientit dhe do tė zbulojnė natyrėn e vendit tė tyre, si dhe do tė vendosin vet se ēfarė mendojnė ata se ėshtė e rėndėsishme pėr natyrėn.
Nė orėt pėr mbrojtjen e ambientit ata do tė mėsojnė mė tepėr pėr natyrėn qė i rrethon dhe si tė kėnaqen me tė e njė herė edhe ta mbrojnė atė. Nėpėrmjet njė projekti pėr fotografi ata do tė krijojnė dhe do tė ndajnė me tė tjerėt fotografitė e tyre tė Kosovės. Ata do tė kenė rast edhe tė mendojnė pėr atė se si mund tė pėrfitohet nga turizmi por pa dėmtuar skajet rurale tė Kosovės.
Pėrveē tėrė kėtyre, ata do tė pėrmirėsojnė edhe anglishten e tyre qė do t’u ndihmojė qė tė bėhen pjesė e komunikimeve globale pėr atė se ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr botėn. Projekti realizohet nė partneritet me banorėt e fshatit Reka e Allagės dhe me ta do tė punohet qė tė gjenden mundėsi pėr turizėm tė qėndrueshėm.
Vullnetarė nga vende tė ndryshme tė botės do tė jetojnė nė shtėpitė e banorėve dhe do tė punojnė me fėmijėt – e njėkohėsisht do tė mėsojnė edhe vet pėr Kosovėn, pėr natyrėn e Kosovės dhe pėr njerėzit e saj.
Programi Veror i Rugovės, i financuar krejtėsisht nga zemėrgjerėsia e donatorėve tė vegjėl individual, ėshtė projekt i pėrbashkėt i OJQ “Environmentally Responsible Action” (ERA), “The Ideas Partnership” (TIP) dhe “Balkan Peace Park Project” (B3P).
Projekti pėrfiton nga pėrvoja e ERA-s nė projekte pėr mbrojtjen e ambientit dhe ngritjen e vetėdijes pėr ambientin, nė punėn e TIP nė aktivitete edukative, kulturore e ambientaliste si dhe pėrkushtimin e B3P pėr turizėm tė qėndrueshėm dhe bashkėpunim mes Kosovės, Shqipėrisė dhe Malit tė Zi.
Pėrfaqėsuesja e B3P, Su Jones, thotė se “jemi vėrtetė tė kėnaqur qė kemi zgjeruar aktivitetet tona edhe nė Kosovė kėtė vit. Ky kamp organizohet paralelisht me edicionin e tretė tė Programit Veror nė Theth”, thuhet nė njė komunikatė pėr media nga zėdhėnėsi Robert Wilton.

