Nis afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme
Tirane 11 tetor NOA - Qeveria shqiptare ka iniciuar projektin e Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes ku si pjese e tij ne Shqiperi po ndertohet sistemi i ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme me bazen nepermjet procedures se Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme nen drejtimin e kryeregjistruesit.
Ne vijim te ndertimit te ketij sistemi te ri Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme njofton se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme per zonen kadastrale nr. 8270 te qytetit te Tiranes.
Ky afishim behet ne territorin prane njesise bashkiake nr. 5 me nje periudhe afishimi deri ne 45 dite kalendarike.
Te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne zonen kadastrale nr.8270 jane te ftuar te verifikojne regjistrimin fillestar te pasurive te tyre.
Ne kete faze te ketij procesi eshte i rendesishem bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave qe kane te drejte mbi pasurine me ekspertet duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara.
Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar atehere cdo njeri qe ka te drejte mbi pasurine duhet te beje plotesimet e nevojshme dhe ti paraqese vete ato te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes.
Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik.
Procesi i regjistrimit fillestar eshte falas per te gjithe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32132-nis-afishimi-publik-i-regjistrimit-fillestar-te-pasurive-te-paluajtshmetitleNis afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshmetheme blue nickagjencianoa
