SEEMO Denohet bllokada e Televizionit A1 ne Shkup

Organizata e mediave te Evropes juglindore SEEMO me seli ne Vjene ka shprehur shqetesim per shkak te bllokades se policise ne seline e Televizionit A1 ne Shkup.

Sipas te dhenave te SEEMO-s policia kishte bllokuar hyrjen ne ndertesen e TV A1 duke penguar levizjen e lire te gazetareve dhe te punesuarve te tjere pa arsyetim se perse nuk lejohej hyrja dhe dalja nga ndertesa thuhet ne deklaraten e organizates SEEMO.

Policia pas disa oresh ka deklaruar se nuk kane bllokuar televizionin por policet jane derguar per ti dhene mbeshtetje policise financiare ne hetimet kunder disa ndermarrjeve te regjistruara ne te njejten adrese.

Hetimi financiar i ndermarrjeve eshte ne rregull por kur gazetaret xhiruesit dhe te punesuarit e tjere ne media sikur qe ndodhi ne Shkup pa arsyetim te qarte pengohen ta kryejne rolin e vet krijohet atmosfere jo e shendoshe e presionit qeveritar qe ka mundur dhe eshte dashur te evitohet tha sekretari i pergjithshem i organizates SEEMO Oliver Vujoviq.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos