“Aktori nė kuti” hap festivalin

Me shfaqjen mysafire “Aktori nė kuti”, tė regjisorit Mentor Zymberaj, tė dielėn mbrėma ėshtė hapur edicioni i tretė i festivalit Ndėrkombėtar tė Monodramės -MonoAKT. Dita e parė e festivalit ndėrkohė priti shfaqjen “Wellness”, nga Sllovakia, kurse monodrama e dytė garuese ishte “Laokonti”, nga Kosova.

Nga Albana S. Muja mė 19 prill 2011 nė ora 12:31

Qė nga dita e diele qyteti i Pejės dhe Teatri “Istref Begolli” janė pushtuar nga artdashės, mysafirė, aktorė e regjisorė nga vende tė ndryshme tė botės, si pjesė e edicionit tė tretė tė Festivalin Ndėrkombėtar tė Monodramės nė Kosovė -MonoAKT.

Nata e 17 prillit nisi festivalin me monodramėn mysafire “Aktori nė kuti”, tė regjisorit Mentor Zymberaj, ndėrkohė qė festivalin e shpalli tė hapur drejtori i Departamentit tė Kulturės nė komunėn e Pejės, Aver Hysaj.

Sipas Hysajt, Peja ka njė kulturė tė lashtė teatrore, fillimisht si teatėr amator, i cili pastaj, falė punės, u shndėrrua nė teatėr profesional.

“Na vjen mirė qė Peja do tė frymojė kėto ditė me kėtė teatėr”, nėnvizoi ai derisa po e shpallte tė hapur festivalin.

Ndryshe, nė ditėn e parė tė festivalit, gjegjėsisht nė orėt e mesditės, u dha monodrama sllovake “Wellness”, lojėn e sė cilės e bėri aktori Kamil Bistrycki.
Bistrycki pohoi se ndihej mirė nė teatrin e Pejės, derisa nuk la pa folur edhe pėr kėtė gjini tė artit skenik, e cila, sipas tij, nuk ėshtė fare e vėshtirė, edhe pse pėr ta luajtur “gjithsesi duhet tė dish tė komunikosh me skenografinė. Por, vėshtirėsitė kalohen, sapo njeriu fillon tė mendoj se edhe nė jetėn e pėrditshme ėshtė krejt vetėm”.

“’Wellness’ ėshtė shfaqje pėr njeriun. Ajo ėshtė njė shembull qė shfaq ankthin me tė cilin shoqėrohet ēdo njeri”, u shpreh Bistrycki lidhur me konceptin e shfaqjes.

Kjo monodramė karakterizohet publikut me lojėn e dritave dhe muzikėn e cila e shoqėron atė pothuajse gjatė tėrė kohės, duke e rrėmbyer kėshtu vėmendjen e publikut. Loja e aktorit karakterizohet me pamjet e krijuara, e jo me ngjarjen e monodramės.

“Ka shumė pamje, por ne nuk punojmė me ngjarje, ngase ngjarja fillon dhe pėrfundon me disa pamje, nė mesin e tė cilave ka shumė ngjashmėri”, thotė Bistrycki.

Njė frigorifer, qė nė skenė qėndron gjatė gjithė kohės; nė njė kuti akulli, qė paraqet njeriun i cili brenda ka njė tė kaluar dhe qė pėr ēdo ditė ndeshet me tė kaluarėn janė tėrė skenografia. Ndėrkaq, gjithė loja dhe lėvizjet e aktorit portretizohen pėrmes lėvizjeve qė njeriu i pėrdorė pėr ēdo ditė.

“Mesazhi i shfaqjes nuk mund tė kuptohet menjėherė. Dhe, kjo monodramė kuptohet pasi qė fillosh tė mendosh pėr tė. Ne nuk punojmė pėr ndonjė mesazh, por punojmė pėr ndjenjat e publikut”, pėrfundo aktori Bistrycki.
E nė orėt e mbrėmjes, gjegjėsisht nė terminin e orės 19:30, u shfaq premiera e monodramės kosovare “Laokonti”, me lojėn e aktorit Selman Lokaj. Autor i “Laokontit” ėshtė Ismail Kadare, ndėrkohė qė regjinė dhe dramatizimin e kėsaj vepre e ka bėrė Sokol Plakolli.

“Laokonti” trajton njė temė tė njohur pėr audiencėn, megjithėse ko ishte hera e parė qė vepra u dramatizuar tek ne, nė formė monodrame.

“Laokonti” paraqet Kalin e Trojės, njė tradhtar ky i brendshėm qė e pėrcjellė kombin nga kohėrat e hershme antike, megjithėse ai tani ėshtė shfaqur nė ditėt tona. Laokonti, i cili e deshifroi tradhtinė e kalit para se ajo tė ndodhte, e thyen mermerin dhe del nga bazamenti, me qėllim qė tė tregojė tė vėrtetėn e madhe, nė mėnyrė qė pasardhėsit e tij tė mos e pėsojnė si Troja dikur. E vėrteta e thyen gurin, ajo mundė edhe kohėn...

Sot (e martė) MonoAKTI udhėton drejt qytetit tė Vushtrrisė, ku do tė jepet monodrama “Hashameti”, nga Maqedonia. Nė shfaqje luan aktori Burhan Amiti. Ndėrkaq, nė orėt e padites, gjegjėsisht nė orėn 16, nė Tetarin Dodona, nė Prishtinė jepet shfaqja “Monostripi”. Ėshtė kjo pjesa e ndarė pėr studentėt e Fakultetit tė Arteve, gjegjėsisht pėr aktorėt e rinj, tė cilėt do tė bėjnė mono-performanca pesė-minutėshe. Kurse, duke filluar nga ora 19:30, do tė jepet monodrama “Mos harroni”, me aktrim tė Ismet Azemit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos