Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė kėrkon zgjidhjen ligjore tė ēėshtjes ēame
03-07-2011 / Gazeta 55
Instituti i studimeve për Çamërinë në një seminar zhvilluar dje në Tiranë shtroi nevojën e zgjidhjes së çështjes çame përmes instrumenteve ligjore. Përfaqësues të këtij instituti i bën thirrje qeverisë të angazhohet në ketë proces pasi sikurse u deklarua, shteti shqiptar ka detyrë morale dhe kushtetuese për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull në memorien e historisë për qytetarët e saj. “I duhet dhënë fund trajtimit sporadik për komunitetin çam dhe tashmë ka ardhur koha për një trajtim të plote ligjor”, thanë juristët. Ekspertë të së drejtës ndërkombëtarë të grupuar në këtë institut do angazhohen për të gjetur mekanizmat ligjore në mënyrë që ti japin zgjidhje përfundimtare problemit çam.

