Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan nderon ish kryeministrin britanik Toni Bler

Komuniteti shqiptaro-amerikan nderoi te premten ish-kryeministrin britanik Toni Bler per ndihmesen e dhene ndaj popullit te Kosoves.

Ne nje mbremje te madhe te organizuar nga Keshilli Kombetar shqiptaro-amerikan ne Nju Jork pervec zotit Bler ishin te pranishem edhe presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga kryeministri Hashim Thaci si dhe kryeministri i Shqiperise Sali Berisha.

Shqiptaro-amerikanet nderuan gjithashtu kujtimin e diplomatit Ricard Hollbruk dhe perkujtuan 20-vjetorin e rifillimit te marredhenieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranes.

Ish kryeministri Toni Bler mori cmimin Duart e Shpreses i cili u jepet cdo vit nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan personaliteteve qe kane dhene ndihmese te vecante ne ceshtjet shqiptare.

mimi iu dorezua zotit Bler nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci.

Zoti Bler i cili ka qene kryeminister nga viti 1997 deri ne vitin 2007 u nderua per kontributin historik qe sic thane organizatoret ka dhene ne shpetimin e jeteve te popullit te Kosoves si dhe ne perpjekjet qe cuan ne pavaresine e saj.

Ne fjalimin e tij zoti Bler kujtoi vizionin qe kishte per te ardhmen e Kosoves presidenti Ibrahim Rugova. Me emocion te dukshem ai permendi takimet qe kishte patur me shqiptaret e Kosoves ne nje kamp refugjatesh ne Maqedoni gjate konfliktit te vitit 1999.

Ajo qe me beri pershtypje te keta njerez - tha zoti Bler - nuk ishin thjesht historite e tyre te vuajtjeve por edhe shpresa qe ata kishin per nje te ardhme ndryshe shpresa se ata do te cliroheshin dhe do te mund te benin jeten qe deshironin.

Sa here qe mendoj per politiken dhe thelbin e saj kujtoj se natyrisht politika ka te beje me programe qeveritare reforma dhe vendime te perditshme por ajo ka te beje gjithashtu me dicka me te rendesishme ne bote dhe ky eshte nje koncept shume i thjeshte qe lidhet me lirine.

Ndonjehere ne ne perendim e marrim lirine si dicka te natyrshme dhe nuk e kuptojme se sa e cmuar eshte ajo dhe se ajo duhet ushqyer per ta bere boten nje vend me te mire.

Zoti Bler tha se do te deshironte qe te gjitha vendet e botes ta njihnin Kosoven.

Shtimi i njohjeve eshte padyshim njera nga sfidat me te cilat perballet sot Kosova. Zevendeskryeministri i pare i saj Behgjet Pacolli i tha Zerit te Amerikes se ky vit do te sjelle te papritura te kendshme persa u perket njohjeve te tjera.

Pres te vije nje njohje e re per Kosoven ketu ne Nju Jork. Gjate kater turneve qe po bej neper Afrike eshte pergatitur nje pune e madhe dhe besoj qe deri ne fund te vitit do te kemi surpriza pozitive dhe shume shtete qe kane qene shume skeptike ndaj pavaresise se Kosoves do ta njohin ate.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga e pranishme ne darken e dhene nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan premtoi nje te ardhme dinjitoze per vendin e saj te ri dhe cmoi miqesine me Shtetet e Bashkuara.

Simbolika se jemi mbledhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shpreh miqesine e perjetshme qe ka populli yne me popullin amerikan qe beri qe ne sot te jemi te lire dhe te pavarur te dinjitetshem dhe te barabarte me kombet e vendeve te tjera qe e bejne historine.

Ne mbremje u perkujtua edhe roli i ambasadorit amerikan Ricard Holbruk per paqen ne Ballkan i cili u nderua pas vdekjes me cmimin Per Arritjet e Nje Jete.

Ne emer te familjes se zotit Hollbruk foli miku dhe kolegu i tij Frank Wizner.

Mbreme ishte gjithashtu rasti per te kujtuar pervjetorin e 20-te te rifillimit te marredhenieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranes te cilat ishin nderprere per 52 vjet me radhe.

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i beri kete pershkrim mbeshtetjes amerikane per shqiptaret.

Ne shqiptaret ishim te fundit ne Evrope qe pame diellin e lirise. Ne kemi patur nje nder historite me te hidhura ne te kaluaren. Por gjithnje i them vetes se megjithate jemi nje komb i bekuar sepse ne castet me kritike te ekzistences sone ne kemi patur mbeshtetjen e ketij vendi te madh dhe prandaj ia dolem mbane.

Filip Riker Zevendesndihmes Sekretar i Shtetit per ceshtjet e Evropes dhe te Euroazise pershendeti ne emer te Sekretares se Shtetit Hillari Klinton.

Ai tha se ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu po organizon nje numer veprimtarish me rastin e 20-vjetorit te rifillimit te marredhenieve diplomatike mes dy vendeve.

Zoti Riker tha se diaspora luan rol te vecante per te nxitur ripajtimin ne rajon per te ndihmuar rritjen ekonomike permes investimeve ne keto vende dhe per te mbeshtetur zhvillimet demokratike atje. Ai tha se Sekretarja e Shtetit e kishte porositur ne menyre te vecante te fliste per kete rol qe luan diaspora.

Ky eshte viti i 15 qe Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan jep cmime per personalitete te shquar te ceshtjeve shqiptare. Kjo organizate bashkepunon me programe te ndryshme te qeverise amerikane dhe eshte aktive ne trajnimin e individeve nga rajoni.

Ne mbremje ishte edhe Eliza Dushku aktorja amerikane me prejardhje shqiptare e cila kishte ardhur me te atin dhe njerez te tjere te familjes.

Ajo pershkroi mbresat e paharruara nga vizita ne rajon gjate se ciles mori edhe shtetesine shqiptare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos