Matura 2012, MASH shpall programet orientuese pėr 40 lėndėt
SHKRUAN: Jonida Tashi 30-12-2011 11:06
Programet e plota pėr Gjuhė-Letėrsinė dhe Matematikėn. Ministri i Arsimit pėrcakton listėn e lėndėve pėr provimet e Maturės 2012, ku pėrfshihen 22 nga kurrikula bėrthamė dhe 18 nga kurrikula me zgjedhje
Ministria e Arsimit shpall zyrtarisht programet orientuese pėr provimet e Maturės 2012. Nė total bėhet fjalė pėr plot 40 programe, nga tė cilat, 22 lėndė i pėrkasin kurrikulės bėrthamė dhe 18 tė tjerat kurrikulės me zgjedhje. Matura Shtetėrore 2012 do tė jetė mė e ngarkuar, pasi do tė shtohen dy provime tė reja tė detyrueshme. Njė nga kėto provime qė do tė futen pėr herė tė parė nė testimet e Maturės ėshtė gjuha e huaj e parė, qė maturantėt kanė mėsuar nė gjimnaz, ndėrsa tjetri ka tė bėjė me maturantėt e shkollave profesionale. Kėta tė fundit, ndryshe nga mė parė, kur i nėnshtroheshin njė testimi shkollor profesional para se tė futeshin nė provimet e Maturės, kėtė vit do tė kenė edhe provime Mature profesionale. Vitin e ardhshėm, nė provimet e Maturės, maturantėt do tė japin njė numėr lėndėsh tė pėrbashkėta dhe njė numėr lėndėsh me zgjedhje vetjake. Lėndėt e pėrbashkėta pėr tė gjithė maturantėt do tė jenė: Gjuha shqipe dhe Letėrsia bėrthamė, Matematika bėrthamė dhe gjuha e huaj e parė. Ndėrkaq, njė tjetėr risi nė Maturėn 2012 ėshtė edhe fakti qė pėr herė tė parė maturantėt do ti pėrzgjedhin lėndėt me zgjedhje, jo vetėm sipas dėshirės, por edhe sipas krediteve. Kėshtu, maturantėt duhet ti zgjedhin lėndėt pėr provimet me zgjedhje sipas dy kritereve kryesore, qė janė: shuma e krediteve tė kėtyre lėndėve tė jetė jo mė e vogėl se 8 dhe numri i lėndėve me zgjedhje tė jetė 2 ose 3.
Lėndėt
MASH ka pėrcaktuar listėn e lėndėve tė provimeve me zgjedhje tė Maturės 2012, ku pėrfshihen lėndė nga kurrikula bėrthamė dhe nga kurrikula me zgjedhje. Mė konkretisht, nga kurrikula bėrthamė, pėr tė gjitha shkollat e mesme, maturantėt mund tė pėrzgjedhin si lėndė me zgjedhje: gjuhėn e huaj tė parė, kiminė, fizikėn, biologjinė, shkencat e tokės, qytetarinė, historinė, gjeografinė, ekonominė, teknologjinė. Kurse lėndėt histori muzike, harmoni, histori arti, anatomi, histori baleti mund tė pėrzgjidhen vetėm nga maturantėt e shkollave artistike, dhe teoria profesionale vetėm nga ata tė shkollave profesionale. Ndėrkohė, nga kurrikula me zgjedhje maturantėt mund tė pėrzgjidhen plot 18 lėndė, qė janė: letėrsi e thelluar, matematikė e thelluar, fizikė e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, trashėgimi kulturore, sociologji, histori e thelluar, gjeografi e thelluar, psikologji, filozofi, ekonomi e thelluar, teknologji e thelluar dhe gjuhė e huaj e dytė, angleze, italiane, franceze, gjermane, spanjolle. Sipas udhėzimit, ēdo maturant mund tė zgjedhė njė ose dy gjuhė tė huaja, me kusht qė njėra tė trajtohet si gjuhė e huaj e parė (10 kredite), ndėrsa tjetra si gjuhė e huaj e dytė (6 kredite). Po ashtu, ēdo maturant ka tė drejtė tė zgjedhė nga lista e lėndėve qė i pėrkasin kurrikulės me zgjedhje, njė apo mė shumė lėndė, pavarėsisht nėse i ka zgjedhur ose jo apo i janė ofruar ose jo nga shkolla gjatė viteve tė studimit nė shkollėn e mesme. Lėnda Trashėgimi kulturore pėrmban trashėgiminė kulturore shqiptare (2 kredite) dhe trashėgiminė kulturore europiane (2 kredite). Maturantėt qė do tė pėrzgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė tė tėrė me 4 kredite. Po kėshtu edhe lėnda Histori e thelluar pėrmban histori tė qytetėrimit botėror (2 kredite) dhe histori tė qytetėrimit shqiptar (2 kredite). Edhe nė kėtė rast, maturantėt qė do tė zgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė e tėrė me 4 kredite. Sakaq, programet orientuese tė lėndėve me zgjedhje si nga kurrikula bėrthamė ashtu edhe nga ajo e lirė, do tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė maturantėt qė plotėsojnė Formularin A1 dhe A1Z.
Kurrikula bėrthamė
Lėndėt
1.Anatomi artistike
2.Anglisht (gjuhė e huaj e parė)
3.Biologji bėrthamė
4.Ekonomi bėrthamė
5.Fizikė bėrthamė
6.Frėngjisht (gjuhė e huaj e parė)
7.Gjeografi bėrthamė
8.Gjuhė shqipe dhe letėrsi bėrthamė (i detyruar) gjimnazi dhe gjimnazi me orientim gjuhėsor
9.Harmoni
10.Histori muzike
11.Histori arti
12.Histori baleti
13.Histori bėrthamė
14.Italisht (gjuhė e huaj e parė)
15.Kimi bėrthamė
16.Matematika bėrthamė, provim i detyruar, gjimnazi
17.Qytetari
18.Teknologji bėrthamė
19.Gjuhė shqipe dhe letėrsi (artistike). Provim i detyruar
20.Matematika (i detyruar), shkollat artistike 3-vjeēare
21.Shkencat e tokės
22.Matematika me orientim gjuhėsor (i detyruar)
Kurrikula me zgjedhje
Lėndėt
1.Anglisht (gjuhė e huaj e dytė)
2.Biologji e thelluar
3.Ekonomi e thelluar
4.Filozofi
5.Frėngjisht (gjuhė e huaj e dytė)
6.Gjeografi e thelluar
7.Gjermanisht (gjuhė e huaj e dytė)
8.Histori e thelluar
9.Italisht (gjuhė e huaj e dytė)
10.Kimi e thelluar
11.Letėrsi e thelluar
12.Matematika e thelluar
13.Psikologji
14.Sociologji
15.Spanjisht (gjuhė e huaj e dytė)
16.Fizika e thelluar
17.Teknologji e thelluar
18.Trashėgimi kulturore

