Video, ēėshtje ordinere.Integrimi, kryefjala e 12
TIRANE- Njė ditė para dhėnies sė pretencės nga Gjykata pėr ēėshtjen e njohur Meta- Prifti, kreu i LSI-sė, Ilir Meta tha se kjo ėshtė njė ēėshtje ordinere, e cila i takon vitit tė kaluar.
Nuk jam i gatshėm tė merrem me ēėshtje ordinere, qė i takojnė vitit tė kaluar. Jemi ketu pėr tu marrė me ēėshtje qė i takojnė tė ardhmes. Angazhimi i LSI-sė kėtė vit do tė jetė tepėr premtues- tha Meta.
Komentet, kreu i LSI-sė i bėri gjatė njė konference pėr shtyp, ku foli pėr sfidat e LSI-sė pėr vitin qė sapo ka nisur.
Meta tha se kryefjala e kėtij viti pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim do tė jetė progresi i mėtejshėm i Shqipėrisė, me qėllim marrjen e statusit kandidat pėr nė BE, qė shqiptarėt e meritojnė prej dy vitesh.
Viti 2011, vazhdoi mė tej Meta, do tė jetė njė vit i ripėrtėritjes sė LSI-sė, pėrmes njė procesi zgjedhor tė brendshėm, i cili ka nisur prej kohėsh dhe qė do tė pėrfundojė nė pranverėn e kėtij viti.
Ai konfirmoi gjithashtu edhe rikandidimin e tij nė krye tė LSI-sė, duke ia faturuar kėtė rikandidim suksesit tė partisė sė tij nė zgjedhjet vendore, ku sipas Metės, LSI pati njė rritje spektakolare.
Kreu i LSI-sė tha se Lėvizja Socialiste per Integrim do tė angazhohet maksimalisht dhe ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me tė gjithė faktorėt e interesuar, me qėllim arritjen e statusit.


