Agnesa Vuthaj: Nga Florida me kalori

Ka kaluar pushime me tė vėrtetė tė jashtėzakonshme kėtė fundit ish Miss Albania, Agnesa Vuthaj. Ndėrsa nė vendlindjen e saj nė Istog kėto kanė qenė ditėt mė tė ftohta tė vitit, Agnesa ka zgjedhur diellin dhe plazhet e Floridės, nė shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Agnesa ėshtė nisur drejt Floridės vetėm njė ditė para Krishtlindjeve, pasi ka marrė pjesė nė disa aktivitete bamirėsie tė zhvilluara gjatė fundvitit e nė tė cilat ajo ėshtė pėrfshirė me shoqatėn qė drejton. Nė fakt viti qė sapo lamė pas, ka qenė mėse e mbarė pėr Agnesa Vuthajn, edhe pse nisi i zymtė me humbjen e babait tė saj. Por pjesėmarrja nė edicionin e dytė tė “Dancing with the Stars” nė Vizion Plus, e solli Agnesėn edhe njėherė nė qendėr tė vėmendjes sė publikut. Pėr njėmbėdhjetė javė rresht, deri nė gjysmėfinale, ajo qe njė nga figurat mė tė dashura tė spektaklit qė kapi rekorde shikueshmėrie, kjo edhe pėr faktin se kishte fatin qė pėr partner tė kishte Simone Pigliacelin, balerinin italian me tė cilin gjithė shtypi rozė dėshironte qė ajo tė kishte njė lidhje dashurie. Por ndonėse shkėndija mes tyre nuk ndezi (ishte Agnesa ajo qė e donte Simonen vetėm si mik), sėrish ata u bėnė njė ēift mediatik shumė i dashur, gjė qė i solli dhe njė kontratė pėr t’u bėrė imazhi publicitar i Albtelecom-it. Vjeshta e gėzoi sėrish Agnesėn me lajmin e lindjes sė njė mbese dhe e gjithė periudha ka qenė ndėr mė tė begatat nė punėn e saj.

Dhe fundi i njė viti i tillė meriton tė festohet mė sė miri. Pushimet nė Florida, ku jeton motra e saj, kanė qenė njė dhuratė mėse e merituar. Nė fotografitė e bėra gjatė pushimeve, Agnesa rrezaton lumturi dhe... disa kilogramė mbi peshė. Epo mėkati i ushqimit, ėshtė njė nga mė tė ėmblit, qė mund t’ja lejojnė vetes edhe “miss”-et. Pėrpara e presin muaj tė tėrė me palestra qė do e sjellin patjetėr nė formė, ndėrkohė qė Agnesa i gėzohet ditėve tė fundit tė pushimeve dhe tavolinave kalorike.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos