Shqipėria shitet nė Paris
Shqipėria 2011 ėshtė ekspozita me tė cilėn fotografi italian Nicola Avanzinelli do tė prezantohet nė edicionin e shtatė tė "Grand Salon dArt Abordable" qė do tė mbahet nė Paris nga 20-22 janar. Nė kėtė sallon tė artit do tė prezantohen e njėkohėsisht do tė vihen nė shitje piktura, skulptura, fotografi, vizatime dhe incizime nga mė shumė se 40 artistė europianė.
I lindur nė Luca tė Italisė, prej vitit 2008 Avanzinelli jeton dhe punon nė Paris. Fotografitė qė do tė prezantojė nga Shqipėria janė realizuar gjatė njė udhėtimi qė fotografi bėri gjatė vitit tė shkuar nė vendin tonė. Njė udhėtim tė cilin fotografi e ka ndėrmarrė nisur nga kurioziteti pėr njė vend qė njihet shumė pak, edhe pse ėshtė shumė afėr Italisė.
E shkuara jo e largėt e Shqipėrisė reflektohet nė tė sotmet, duke krijuar kėshtu pėrthyerje estetike. Fotografitė tregojnė njė bashkekzistencė shumė komplekse tė kujtesės nacional-komuniste dhe tė tashmes nė tranzicion.

