Gjykatat u rikthejne te majteve 4 keshilla komunash

Rikuperimi

Te majtet kane fituar ne Gjykatat e Shkalles se Pare njera pas tjetres disa prej ceshtjeve qe kane pasur objekt te shqyrtimit rikonstituimet e keshillave bashkiake dhe te komunave te Qarkut te Fierit te kryera prej te djathteve. Gjykata e Lushnjes rrezoi rikonstituimet e keshillave per komunat Grabian dhe Krutje duke i cilesuar keto rikonstituime te kryera prej te djathteve si jo ligjore. Nderkaq edhe Gjykata e Shkalles se Pare se Fierit ka rrezuar si te paligjshme rikonstituimet e keshillave te komunes se Dermenasit dhe te Topojes. Nderkaq priten vendimet per rikonstituimet e kryera ne Keshillin e Bashkise se Fierit Patosit dhe te Divjakes. Gjithsesi nese Gjykata e Apelit te Vlores i quan si te drejta vendimet e Shkalles se Pare per keto rikonstituime atehere e majta automatikisht do te kete mazhorancen e anetareve te keshillit te qarkut. Gjithashtu ky vendim do te ishte nje prove me shume per te majtet te cilet kerkojne pavlefshmeri absolute te vendimeve te prodhuara ne mbledhjen e keshillit te qarkut me date 16 nentor te vitit te kaluar qe u krye vetem me prezencen e keshilltareve te djathte nder ta edhe ata qe u perfituan prej rikonstituimeve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos