Stresi e ndotja, mė pak mundėsi pėr shtatzanitė natyrale
30/01/2012 Problem edhe konsumi i lartė i duhanit e alkoolit
Metodat e reja. Nė rritje numri i ēifteve qė kėrkojnė asistencėn mjekėsore pėr tė sjellė nė jetė njė fėmijė
Pėrballja me probleme tė shumta nė jetėn e pėrditėsime, niveli i lartė i ndotjes, konsumi nė sasi tė larta i alkoolit dhe duhanit, krahas sėmundjeve tė shumta qė shkaktojnė nė organizėm, po bėhen pengesė pėr shumė ēifte qė duan tė sjellin nė jetė njė fėmijė. Mjekėt gjinekologė pohojnė se gjatė viteve tė fundit edhe vendi ynė po pėrballet me shifra tė larta tė pamundėsisė sė ēifteve pėr tė sjellė nė jetė fėmijė nė kushte natyrale. Ēdo ditė e mė tepėr, shumė ēifte kėrkojnė asistencėn mjekėsore pėr tė shtuar mundėsitė e arritjes sė njė shtatzanie. Pėrveē faktorėve biologjikė, si mosha apo infeksionet seksualisht tė transmetueshme, qė bėhen pengesė pėr shtatzėni normale, ndikim negativ po jep dhe niveli i lartė i stresit dhe ndotjes, si dhe pėrdorimi pa kriter i duhanit apo alkoolit. Kjo ka bėrė qė shumė prej tyre tė kėrkojnė ndihmėn e mjekėve, duke pėrdorur metodat e reja, siē ėshtė fekondimi artificial, metodė qė sė fundi po pėrdoret edhe nė vendin tonė.
Shkaqet
Mjekja gjinekologe pranė maternitetit "Koēo Glozheni", Mirela Rista, konfirmon se shkaktarėt biologjikė qė po ndikojnė te femrat pėr kėtė fenomen shqetėsues janė mosha dhe infeksionet seksualisht tė transmetueshme. Megjithatė, jo nė ēdo rast janė femrat ato qė pėrballen me probleme qė shkaktojnė pamundėsinė e sjelljes nė jetė tė njė fėmije. Kėshtu, edhe meshkujt bėhen shkak, ku pėrveē faktorėve biologjikė, qė ndikon tek infertiliteti i tyre, janė dhe ata tė jashtėm, si alkooli dhe duhani, stresi e ndotja. Nė kėto kushte, mjekėt nuk rekomandojnė pirjen e alkoolit. Meshkujt nuk duhet tė pinė nė mėnyrė tė tepruar, sepse rrezikojnė dėmtimin e spermės. Gjithashtu edhe duhani dihet qė shkakton infertilitet dhe menopauzė tė parakohshme te femra dhe probleme me spermėn te meshkujt, si dhe pakėson shanset pėr sukses tė mjekimeve pėr fertilitet. "Ndėr faktorėt qė sot akuzohen si shkaktarė tė infertilitetit te femrat pėrveē moshės sė tyre mbi 35-vjeē janė dhe shkaktarėt qė lidhen me infeksionet seksualisht tė transmetueshme. Problemi i infertilitetit mund tė jetė edhe me natyrė mashkullore. Mund tė jetė partneri qė pėr njė problem tė shėndetit tė tij, i lidhur me numrin, me pamundėsinė e lėvizshmėrisė sė rregullt tė spermatozoideve apo me ndryshime tė strukturės sė formės sė tyre, tė mos ketė mundėsi qė tė arrijė njė fekondim", - shton mjekja Rista.
Fekondimi artificial
Duke u vėnė pėrballė kėtyre kushteve, shumė prej ēifteve i drejtohen ndėrhyrjes sė mjekėve, ku falė fekondimit artificial mund tė sjellin nė jetė njė fėmijė. Aplikimi i kėsaj metode tashmė ėshtė shtrirė edhe nė shumė klinika qė operojnė nė vendin tonė, e cila u ka ardhur nė ndihmė shumė ēifteve pėr plotėsuar dėshirėn e tyre dhe familjen me fėmijė. "Ofrimi i mundėsisė pėr njė fekondim invitro nė pamundėsi tė arritjes sė kėtij fekondimi nė rrugė natyrale nė ēift ėshtė njė nga zgjidhjet qė u ofrohet ēifteve qė e kėrkojnė njė shtatzėni. Kėto procedura janė tė shėndetshme, sepse bėhen nė kushte tė garantuara pėr shėndetin e nėnės dhe shumica e rasteve, tė themi njė nė tri nga kėto ēifte gėzon me njė shtatzėni tė tyre nė saje tė kėtij evoluimi qė ka bėrė sot mjekėsia gjinekologjike", - shton mjekja Rista. Sipas tė dhėnave tė bėra publike nga strukturat shėndetėsore, konfirmohet qė nė vendin tonė operojnė rreth 10 klinika private qė ofrojnė fekondim tė asistuar, shėrbim i cili ofrohet nė bashkėpunim ndėrmjet mjekėve shqiptarė dhe atyre tė huaj. Ndėrkohė pritet pėrfshirja e kėsaj metode edhe nė sistemin publik.

