21 janari, Gjykata rishyrton vendimin pėr Ndrea Prendin

Gjykata e Tiranës pritet të rishqyrtojë sot vendimin për tre të akuzuarit e ngjarjeve të 21 janarit, për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume dhe inxhinierin e IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj.
 

Prokuroria, i ka dërguar Gjykatës së Tiranës kërkesën për zëvendësimin e masave nga "arrest shtëpie" në atë të "arrestit në burg" për tre të akuzuarit e demonstratës së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 persona.
 

Prokuroria e akuzon ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi për "Vrasje në rrethana cilësuese" të shtetasit Faik Myrtaj nga Fieri, ndërkohë që për shoferin e tij Margarit Kume prokuroria ka ngritur akuzën e "Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës".
 

Për sa i përket inxhinierit të IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj dhe ndaj tij është ngritur akuza e "Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës" pasi dyshohet se ai ka fshirë filmimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë .

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos