Zyra e Avokatit tė Popullit kthehet nė kamp pėr familjet rome
Ndërkohë që tetë familjet, të cilat prej disa ditësh janë vendosur në ambjentet e zyrës së Avokatit të Popullit, akoma nuk është gjetur një zgjidhje se ku do të banojnë, shumë familje të tjera rome janë dyndur në këtë zyrë për tu regjistruar si të pastrehë, me shpresën se do të bëhen me shtëpi. Deri në mesditën e së premtes, janë regjistruar rreth 50 familje.
E ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani, u premtoi se në bashkëpunim me institutcionet e tjera do të zgjidhë, problemet e strehimit, arsimimit dhe regjistrimit të tyre.
Ndërkohë që ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, po për këtë cështje është shprehur se ata po përdoren politikisht dhe se ata mund të vendosen në ish repartin ushtarak në afërsi të Sharrës.
Ndërkohë që tetë familjet rome kanë refuzuar mundësinë që ofroji bashkia e Tiranës, për tu vendosur në palestrën e shkollës 9-vjecare “1 maji”, në kryeqytet.

