Mjeksia, presion studentėve pėr tė bėrė Piperon dekan

Tiranė- Studentėt e fakultetit tė Mjeksisė nė Universitetin e Tiranės ankohen se po u ushtrohet presion nga forcat politike qė tė votojnė Pėllumb Piperon pėr dekan tė kėtij fakulteti.

IDEA po publikon tė plotė denoncimin e studentėve tė Mjeksisė:

Une jam studente e mjekesise se pergjithshme. Po marr inisiativen t’ju shkruaj, per tė ndarė me ju njė problem.

Sic e dini tashmė, ka filluar gara e ethshme pėr kandidaturat e primarėve tė ēdo fakulteti. Unė flas pėr mjeksinė, pasi pėrfaqėsoj kėtė fakultet. Me ka bere shume pershtypje sesi fushatat e kandidateve kane marre tatepjeten, duke patur edhe perfshirje te shemtuara politike. Konkretisht, behet fjale per Prof.Pellumb Piperon, i cili kandidon ne pozicionin e dekanit. Eshte ngritur e gjithe struktura e LSI(ai eshte pjese aktive e kesaj partie si dhe drejtor i pergjithshem i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise).Ushtria e ketyre njerezve po ben presione te vazhdueshme ne konviktet perreth fakultetit(drejtori i konvikteve eshte i LSI)duke perhapur panik tek studentet. Gjithashtu, studenteve qe perkrahin kandidatet e tjere jane kapur nje per nje duke u bere presion nepermjet prinderve per heqje nga puna apo premtime per specializime, provime te marra apriori apo poste ne ministri. Kam qene nje nga drejtueset e levizjes per reformimin e sistemit arsimor shendetesor ne Fakultetin e Mjekesise dhe rikujtoj me keqardhje qe po perdoren te njejtat mekanizma si atehere. Eshte e peshtire te mendosh se deri ne c’nivel punon ingranazhi i politikes, duke felliqur edhe figuren e studentit. Sapo lame prapa nje mandat 4 vjecar te deshtuar me ne krye Alfred Priftanjin (kunat i Genc Pollos), tani dikush tjeter shfaqet me arrogancen e fitores se paluajtshme per te krijuar boshtin LSI-se Ministri e Shendetesise-Fakultet Mjekesie-QSUT-ISHP apo sic e kane perkufizuar ndryshe nga burime te brendshme boshtin LSI-PD (Pipero-Dh.Kule).
Gjithcka eshte resultant i mungeses se vizionit dhe vullnetit per te ndryshuar gjerat. Rezultante e meskinitetit te disa mekanizmave politike te perqendruar ne duart e pushtetit. Eshte turp qe fakulteti i mjekesise te punoje ende me libra te shekullit te kaluar, te mos kete biblioteka dhe ambjente studimi, te mos zhvillohet kerkim shkencor qe perben A-ne e nje tempulli dije.

Ju solla kete tablo te realitetit per t’ju vene ne dijeni te ketyre ngjarjeve dhe per t’ju sensibilizuar me keto zhvillime. E njejta gje po ndodh edhe ne fakultetet e tjera. Ndoshta, duke luftuar nga pozicioni juaj, reflektimet e tyre jane me te medha.

Shkrime tė tjera me interes:

  1. OMONIA akuzon: Nė Korēė, presion pėr censusin Pėr shkak tė parregullsive tė shumta, procesi i censusit ne...
  2. Komunat e reja nė Kosovė, ende punė pėr tė bėrė Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Pushtetit Lokal,...
  3. Jeta e Kate Middleton. Studion pėr tu bėrė mbretėreshė Nėse shumkush mendonte se pas sjelljes sė hijshme nė ceremoninė...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos