Skėnderbeu dhe Tirana, fitoret shtėpiake nė Kupė

Jeton Selimi

Tirana u ėshtė imponuar krutanėve nė pjesėn e dytė, duke realizuar dy herė nė 15 minutat e fundit tė takimit. Gilman Lika dhe blerja mė e fundit, Florent Aziri janė autorėt e dy golave. Skėnderbeu fiton me vėshtirėsi me Laēin, por sidoqoftė e sheh veten nė krye tė grupit me pikė tė plota. Xhafaj dhe Shkėmbi hedhin poshtė avantazhin e pėrkohshėm tė kurbinasve.

Skėnderbeu ka pėrmbysur Laēin, duke marrė fitoren e dytė nė ndeshjen e dytė ēerekfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Gjashtė pikė tė plota pėr kampionėt e vendit nė fuqi, qė kryesojnė grupin B, duke qenė pa asnjė dyshim, kandidatėt numėr njė pėr tė kaluar nė gjysmėfinale. Sfida e radhės e tyre, pėr fat tė mirė tė kuqebardhėve, luhej nė fushė asnjanėse me Laēin, pasi ky i fundit ėshtė i dėnuar nga Disiplina prej disa javėsh. Kėsisoji, nė Selman Stermasi, pa praninė e asnjė tifozi, por nė kushte disi tė rėnduara nga kushtet atmosferike, nga shiu qė nuk ka pushuar gjatė tėrė lojės, Skėnderbeu e ka pasur disi tė vėshtirė tė dilte nė lojėn e vet, me topa tė shtruar e kombinime strikte mes lojtarėve. Nė fakt, Laēi e mbylli pjesėn e parė tė lojės nė avantazh 1-0 me golin e Sefgjinajt nė tė 33-ėn, pavarėsisht dominimit tė dukshėm tė korēarėve. Pjesa e dytė e lojės nuk ka pasur histori: nė fushė ishte vetėm Skėnderbeu, qė pavarėsisht rasteve tė shumta nuk arriti tė shėnonte pėr minuta me radhė, prej terrenit tė vėshtirė nė stadiumin Selman Stėrmasi. Tentativat e kampionėve tė Shqipėrisė u shpėrblyen nė tė 79-ėn, me golin e parė tė Daniel Xhafajt, ndėrsa vetėm 2 minuta mė pas, ishte kapiteni Bledi Shkėmbi ai qė shėnoi rrjetėn e fitores, me njė 11-metėrsh tė fituar nga Plaku. Skėnderbeu ngjitet nė kuotėn e 6 pikėve dhe me njė fitore nė ndeshjen e tretė kundėr Vllaznisė mund tė quhet virtualisht i kualifikuar

Tirana i kthehet zakonit nė Kupė, pasi ka mposhtur 2-0 Kastriotin dhe pėr momentin kryesojnė Grupin A me 4 pikė dhe presin sfidėn e nesėrme mes Kamzės dhe Bylisit. Ritmi i kėsaj sfide ishte nėn nivelin mesatar, kjo edhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar tė stadiumit Qemal Stafa. Pjesa e parė ka pėrfunduar barazim 0-0 dhe nė 15 minutat e fundit bardheblutė arrijnė tė zgjidhin situatėn nė favorin e tyre. Nė tė 74-ėn minutė Gilman Lika pas njė galopimi nga e majta zhbllokon rezultatin. Nnė minutėn e fundit pas njė rrėmuje nė zonėn krutane i sapoardhuri te Tirana, kosovari Florent Aziri arrin tė shėnojė golin e dytė. I gjithė takimi pėrfundon me fitoren 2-0 tė Tiranės sė trajnerit Hulian Rubio.

Sot, Flamurtari do tė presė Vllazninė dhe do tė kėrkojė tė zhbėjė situatėn prej -3 pikėsh me njė fitore, e cila do ta rikthente nė valle pėr tu kualifikuar si vendi i dytė. Sidoqoftė, edhe shkodranėt e Rudi Vatės nuk kėrkojnė tė humbasin hapin e korēraėve, duke qenė se ndeshjen e radhės ata do luajnė pikėrisht me formacionin e Stanislav Levit.

Ndėrkohė, nė grupin A, Kamza do tė presė Bylisin. Tė dyja skuadrat kanė nga njė pikė dhe nė rast fitoreje do tė mbėrthenin Tiranėn nė krye tė tabelės.

 

 

GRUPI A

Tirana Kastrioti        2-0

Shėnues: G.Lika 74, Aziri 90

Sot

Kamza Bylis             15:30

 

Renditja

Skuadra         N         P

TIRANA         2          4

KAMZA         1          1

BYLIS                        1          1

KASTRIOTI   2          1

 

GRUPI B

Laēi Skėnderbeu      1-2
Shėnues: Sefgjini 33 / Xhafaj 79, Shkembi 81 (11-m)

Sot

Flamurtari Vllaznia  13:00

 

Renditja 

 

Skuadra                     N         P

SKENDERBEU         2          6

VLLAZNIA               1          3

LAĒI                          2          0

FLAMURTARI          1          -3

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos