CEZ grupe emergjence në 4 prefektura

Kompania ka ngritur shtabe emergjence nė 4 prefektura tė vendit, atje ku situata ėshtė mė problematike. Nė terren, sipas CEZ, janė 2 mijė inxhinierė elektrike dhe grupe pune pėr gjatė 24 orėve.
Bashkėpunim CEZ ka edhe me kompaninė OST pėr tė gjitha defektet nė rrjet. Megjithatė, nė disa zona ėshtė e vėshtirė ndėrhyrja e inxhinierėve elektrikė pėr tė riparuar defektet, pėr shkak tė trashėsisė sė madhe tė dėborės.
Nė Malėsinė e Madhe dhe nė Koplik, ortekėt e dėborės kanė rrezikuar disa shtylla, ndėrsa nė disa fshatra tė Peshkopisė, si nė Muhur apo nė Planin e Bardhė, ndėrhyrja ka qenė e pamundur, pasi dėbora ka arritur nė tre metra lartėsi.
Ngricat, stuhitė e erės dhe reshjet e shumta tė borės kanė sjellė probleme nė furnizimin me energji tė kėtyre prefekturave, si nė Pukė, nė Kukės, nė Korēė dhe nė Dibėr.
"Kemi bazė materiale pėr riparimin e avarive. Kemi ngritur shtabe emergjente nė 4 prefektura tė vendit. Mė urgjente situata ėshtė paraqitur ne Grykė Valbonė ku 30 familjeve u mungon energjia elektrike dhe nė Vermosh ku janė dėmtuar rėndė linjat qė furnizojnė njė pjesė tė madhe tė zonės", thuhet nė deklaratėn e CEZ. /Start/
2012-02-13 11:22

