Reshjet e dėborės, policia: 26 akse ende tė bllokuara

Reshjet e dendura të dëborës që kanë vijuar edhe përgjatë natës së mbrëmshme kanë përkeqësuar situatën në disa zona të thella në veri dhe verilindje të vendit. Sipas policisë rrugore 26 akse rrugore mbeten ende të pakalueshme ndërsa në shumë akse të tjera qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.
 

Policia rekomandon që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë – Peshkopi ndërsa I bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët.


Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

 

• aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi Kukës - Krumë, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri - Qafë Morinë, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri - Fierz, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri - Valbonë, i pakalueshëm,

• aksi Krumë - B. Curri, i pakalueshëm,

• aksi Krum - Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

• aksi Kukës - Topojan, i pakalueshëm,

• aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

• aksi Shëmri - Qafë Shllak, i pakalueshëm,

• aksi rrugor Topojan - Shishtavec, i pakalueshëm,

 

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t`u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.

 

 

- Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

• aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren, i pakalueshëm,

• aksi Krastë - Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

• aksi Peshkopi - Muhurr - Aras, i pakalueshëm,

• aksi Arras - Zall Dardhë - Reç, i pakalueshëm,

• aksi Stëblevë - Librazhd, i pakalueshëm,

• aksi Arras - Lurë, i pakalueshëm.

 

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t`u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

 

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Shkodër - Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi rrugor Shkodër - Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë

• aksi rrugor Shkodër - Koman, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i pakalueshëm,

• aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,

• akset Koplik - Razëm, i pakalueshëm,

• aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

• akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

• aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierz, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës - Iballë, i pakalueshëm.

 

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta , reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.

 

- Në qarkun Lezhë:

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:

• aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës, i pakalueshëm,

• në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.

 

-Në qarkun Tiranë:

në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

• në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

 

Në qarkun Elbasan:

aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm,

• aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

 

Në qarkun Korçë:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi rrugor Boboshticë - Dardhë, i pakalueshëm,

• aksi rrugor Korçë - Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Korçë - Ersekë - Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi rrugor Korçë - Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

 

Në qarkun Gjirokastër:

situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

• aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

 

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• në aksin rrugor Vlorë - Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.


 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos