Ndėrpritet ndihma ajrore, shkak kushtet atmosferike
Tiranė- Ndihma ajrore pėr banorėt e zonave tė bllokuara ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė kushteve atmosferike.
Shkaku i pezullimit tė fluturimeve ka qenė moti i keq, rreshjet e shiut dhe stuhitė. Sipas drejtuesve tė Regjimentit tė Helikopterėve puna do tė rinisė sapo tė pėrmirėsohet moti, pasi stuhitė janė tė forta dhe mund tė shkaktojnė rrėzimin e helikopterit.
“Sot ėshtė e pamundur tė fluturohet. Retė janė shumė tė ulėta, megjithatė pilotėt janė gati dhe nė
rast se krijohet qoftė edhe njė mundėsi e vetme, ne do ta realizojmė misionin. Pilotėt tanė kryen gati 8 misione, por kushtet e motit nuk po lejojnė qė ne tė ndėrhyjmė. Ne kemi programuar tė gjitha masat pėr tė vepruar, pėr tė ndihmuar menjeherė sapo tė pėrmirėsohen kushtet e motit”, thotė komandanti i Forcave Ajrore, Dhori Spirollari.
Pezullimi i ndihmave ajrore ka filluar qė tė shtunėn, dhe nėse moti vazhdon i njėjtė atėherė ndėrprerja do tė vazhdojė deri ditėn e mėrkurė.
Shkrime tė tjera me interes:
- Ndotja- Fluturimi mbi Evropė, BE-ja takson tė gjithė linjat ajrore Bruksel- Planet e Bashkimit Evropian pėr tė taksuar ndotjen qė...
- Kompanitė ajrore nė Kinė, injorojnė taksėn e BE-sė Kinė- Kompanitė mė tė mėdha ajrore kineze nuk do tė...
- Korēė- Vdes nė aksident 28- vjeēari, shkak akulli nė rrugė Korēė- Njė 28- vjeēar ka humbur jetėn pasditen e sotme...

