Prokuroria trillon, ėshtė autorizuar mė 3 shkurt
13/02/2012 Kuvendi sqaron kohėn e protokollimit tė vendimeve pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve
Organi i akuzės: Ligjvėnėsi sna ka dhėnė zyrtarisht leje pėr hetim
Konflikti institucional mes Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme ka vijuar nė njė tjetėr dimension. Ankesa e organit tė akuzės, e adresuar jo nė mėnyrė institucionale, por pėrmes njė tė pėrditshmeje tė shtypit, ka sjellė reagimin e Kuvendit. Trillim dhe tė pavėrtetė e ka cilėsuar zyra e shtypit pranė Kryetares sė Kuvendit pretendimin e Prokurorisė pėr mosdėrgimit pranė saj tė vendimit tė Kuvendit pėr lėnien e imunitetit tė tre deputetėve tė PS-sė. Nė njė njoftim pėr mediet Kuvendi njofton se shkresa pėr dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale pėr deputetėt Taulant Balla, Tomė Doshi dhe Besnik Baraj nė lidhje me ngjarjen e 21 janarit 2011 ėshtė dorėzuar qė mė datėn 3 shkurt tė kėtij viti nė organin e akuzės. Kuvendi i Shqipėrisė me shkresėn pėrcjellėse tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, zotit Marlind Myftiu, nr. 364, datė 3.02.2012, ka dėrguar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme vendimet e Kuvendit 4/2012, 5/2012 dhe 6/2012 pėr dhėnien e autorizimit pėr fillimin e ndjekjes penale, pėrkatėsisht pėr deputetėt Taulant Balla, Tomė Doshi dhe Besnik Baraj. Shkresa nr. 364, datė 3.02.2012 me vendimet e mėsipėrme ėshtė marrė nė dorėzim me firmė mė datėn 3.02.2012, ora 13:15, nga zonja Loreta Paparito, me detyrė pėrgjegjėse e Zyrės sė Protokollit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Nė kėtė datė me shkresėn nr. 363/1 vendimet janė dėrguar edhe nė Qendrėn e Publikimeve Zyrtare pėr botim. Ēdo pretendim tjetėr ėshtė trillim dhe i pavėrtetė, - thuhet nė kėtė njoftim. Zyra e shtypit e Kuvendit vėrteton deklaratėn e saj duke vėnė nė dispozicion edhe kopjet e shkresės, vendimet e Kuvendit dhe tė librit tė protokollit, nė tė cilin ėshtė firmosur marrja nė dorėzim e tyre nga Prokuroria e Pėrgjithshme.
Ankesa
Kuvendi i Shqipėrisė votoi nė seancėn parlamentare tė dy shkurtit 2012 heqjen e imunitetit pėr tre deputetė tė PS-sė pas kėrkesės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė hetuar mbi pėrfshirjen e tyre nė organizimin e demonstratės sė 21 janarit tė vitit tė shkuar. Mirėpo dhjetė ditė pas kėtij vendimi organi i akuzės ngre pretendimin se nuk i ėshtė dorėzuar institucionalisht ky vendim nga Kuvendi i Shqipėrisė, duke sjellė si pasojė mosnisjen e hetimit nga Prokuroria pėr tre deputetėt e kampit rozė.

