Dasma elbasanase, njė traditė nė zhdukje
13/02/2012 Ceremonia, e cila festohej 1 javė mes shumė riteve pagane dhe fetare, po shuhet dalėngadalė
Goditja e dhėndrit, kėngėt, vallet, si ishte panorama dikur e bashkimit tė ēiftit
Elbasani renditet ndėr qytetet me njė traditė tė pasur qytetare pėr ceremonitė e ndryshme sidomos pėr dasmėn qė konsiderohet edhe momenti mė i rėndėsishėm nė jetėn e njeriut. Pėr vetė specifikat e qytetit nė periudhėn turke, lagja Kala do tė ishte baza e mbėshtetjes pėr traditėn nė organizmin e ceremonive tė ndryshme si lindja, vėnia e emrit, bėrja synet, fejesa, martesa dhe ritet nė stadin e fundit tė jetės pra vdekja. Lagja Kala kishte dy ndarje tė mėdha: Familjet ortodokse dhe familjet myslimane. Kryesisht ato ortodokse vendoseshin mbi rrugėn e vjetėr Egnatia, ndėrsa ato myslimane nė pjesė poshtė kėsaj rruge sot rruga Konstandin Kristoforidhi. Megjithėse kėto familje kishin marrėdhėnie tė mira me njėra-tjetrėn pėr shkak tė feve tė ndryshme kishin edhe ndryshim tė zakoneve edhe pse baza ishte thuajse e njėjtė.
Shumė nga ritet gjatė ceremonisė sė dasmės kushtėzohen nga feja, por ka edhe rite qė kanė njė prejardhje thuajse pagane. Ceremonitė krahasuar nė aspektin fetar kanė shumė tė pėrbashkėta, por sigurisht kanė edhe ndryshime, tė cilat do ti trajtojmė gjerėsisht gjatė analizės. Me ndihmėn e njė prej folkloristėve tė fillim shekullit tė kaluar Aleks Vini, i cili ka transkriptuar besnikėrisht dy ceremonitė do tė mundohemi tė sjellim ritet dhe sidomos shprehjet gojore dhe kėngėt qė shoqėronin dasmėn. Nėpėrmjet tyre vijnė edhe dy figurat qendrore dhe njė analizė e detajuar e tyre me qėllim transmetimin e kulturės, mendėsisė dhe zakoneve qė sa vjen e zhduken. Nė kohėt e sotme shumė nga ritet e pėrshkruara nga Vini nė vėllimin e tij, nuk bėhen mė dhe janė tė paktė ata qė mund tė dėshmojnė njė dasmė tradicionale me ritet e plota tė disa shekujve mė parė.
Nė vitet 30-tė kur Leksi Vini fillon grumbullimin e materialeve folklorike, punė tė cilėn e vazhdoi gjatė gjithė jetės dhe la vėllime tė mėdha tė shkruara qė janė botuar vetėm vitet e fundit. Nė pėrshkrimin e tij dhe sjelljen sidomos tė vargjeve qė shoqėrojnė ritet krijojmė edhe njė panoramė tė dasmės sė atyre viteve.
Dasma elbasanase
Dasma zgjaste gati 7 ditė, por duke filluar nga dita e enjte ceremonia merr kuptimin e plotė bashkė me ritet shoqėruese. Kėnga e orizit nis ciklin e kėngėve tė dasmės, duke filluar ditėn e enjte nė familjet ortodokse. Njė ditė para janė lajmėruar njerėzit. Gratė qė do tė pastrojnė orizin janė gra tė reja. Halla, motra e babait tė djalit zė kryevendin dhe fillon kėngėn e parė.
Nė ceremoninė e martesės ortodokse dasma e djalit zgjat njė javė, ndėrsa e vajzės fillon e mbaron po ditėn e diel. Sapo zbardh dita motrat e dhėndrit shkojnė nė tri ēezme e mbushin ujė. Nėse hasin njerėz tė njohur ato nuk u flasin me gojė. Me ujin e mbushur ato spėrkasin shtėpinė pėr fat sjellje. Dhėndri ditėn e dasmės nuk ngarkohet me asgjė. Edhe pritjen e miqve e bėn i ati.
Njė rit qė bėhej ditėn e diel ka lidhje me kėndimin e rrobave tė dhėndrit. Veshjet vihen nė njė stol nė mes tė dhomės se mė e vjetra e fisit fillon kėngėn duke i ngritur veshjet njė e nga njė. Pasi kėndohen veshjet njė e nga njė i vjen radha kėngės sė dytė qė i kėndohet dhėndrit.
Goditja e dhėndrit, rit pagan
Hyrja e dhėndrit nė dhomėn e nuses, ka simbolikėn e goditjes me dorė nė shpinėn e tij. Dhėndri bėn sikur nuk do tė hyjė nė dhomėn ku ėshtė nusja. Ėshtė momenti mė prekės, fundja kurorėzimi i gjithė dasmės, pika kulmore e saj. Rreshtohen tė afėrmit pėr tė pėrcjellė dhėndrin pėr nė dhomėn e tij dhe i fundit pėrgatitet pėr ta goditur dhe e godet nė shpinė. Goditja e dhėndrit ėshtė shumė e hershme. Pėr kėtė motiv, profesor Eqerem Ēabej teksa e gjen nė edhe nė Gjirokastėr, shprehet: "Ky zakon na kujton njė tepricė (mbetje tradite - F.Gj.) tė natės Polter, tė popujve hindogermanė. (Nė "Yllyria", 18 kallnuer 1936). Nė Elbasan ky rit shfaqet me goditjet e disa prej shokėve tė dhėndrit nė shpinė tė shoqėruar me shprehjen: Hyra, Dhėndėr dhe para hyrjes nė dhomė dhėndri merr bekimin e hoxhės. I njėjti rit haset edhe tek dasma ortodokse, por ndryshe nga dasma e parė, kėtė herė dhėndri goditet kur del nga dhoma e nuses nga shokėt dhe vrapon drejt dhomės sė pritjes ku janė krushqit.
Tė pėrbashkėtat dhe dallimet
Dy ceremonitė e dasmės nė Elbasan
Tabani i njėjtė i dasmės shqiptare ka ndikuar edhe nė dy ceremonitė qė zhvilloheshin nė Elbasan nėn ndikimin e pushtimit turk. Familjet ortodokse ruanin njė pjesė tė madhe tė riteve dhe sigurisht ceremonia nė kishė, ndėrsa dasma myslimane kishte shumė pak ndryshime. Figura e nuses nė dasmėn myslimane ėshtė mė pak e theksuar. Ka me pak rite pėr nusen dhe mė shumė pėr dhėndrin. Sigurisht dasma pėr nusen fillonte dhe mbaronte sapo krushqit merrnin nusen. Ndėrkohė qė elementėt fetarė mbizotėronin nė marrjen e nuses nė ceremoninė ortodokse ku kumtėri dhe kumtėra ishin pjesė e rėndėsishme, nė dasmėn myslimane ishin marrėset dhe ishin kryesisht gra. Kėngėt qė kėndoheshin nė tė dy dasmat ishin Bojė e kėna, rit qė hasej nė tė dy ceremonitė pavarėsish fesė. Nė disa rite e kėngė dhėndri dhe nusja ndryshojnė rolet. Kėshtu fshehja e vajzės nė dasmėn ortodokse para martesės, ndėrrohet me djalin para martesės nė dasmėn myslimane. Por ritet gjithashtu ndryshojnė dy personazhet kryesore tė dasmės edhe gjatė ritit tė banjės qė shoqėrohej me kėngė. Kėshtu Banja apo hamami ndiqej si rit para martese nga dhėndri nė dasmėn myslimane, ndėrsa nė atė ortodokse ishte nusja ajo qė bashkė me gratė e martuara do tė shkonte nė banjėn qė shoqėrohej me rite dhe me kėngė duke pėrdorur banjat e qytetit(hamamet). Ndėrkohė e shtuna nė dasmėn ortodokse ishte festa me shoqėrinė e dhėndrit e shoqėruar kryesisht nga kėngėt e beqarisė, pėr dhėndrin nė fenė myslimane, kjo festė bėhej njė ditė pas dasmės. Veshjet kėndohen vetėm nė dasmėn ortodokse, ndėrsa nuk ekziston si rit nė fenė islame. Nė dasmėn ortodokse, dasma e djalit zgjat njė javė, ndėrsa e vajzės fillon e mbaron po ditėn e diel.
Vazhdimėsia
Ritet qė ende respektohen
dhe ritet e zhdukura
Shumė nga ritet qė nė vitet 1900 ishin baza e njė dasme sot thuajse janė harruar. Kushtet e ndryshme, teknologjia, shpėrndarja e fiseve, por edhe zhvillimi ekonomik kanė bėrė qė dasmat tradicionale thuajse tė zhduken. Sigurisht disa nga ritet qė shoqėronin nusen dhe dhėndrin vazhdojnė tė funksionojnė dhe shprehjet shoqėruese, por nuk janė mė kėngėt dhe sidomos ritet para dasmės, tė cilat janė zhdukur. Kėshtu nuk kėndohet mė kėnga e orizit, nuk hasen mė kėngėt pėr bojė e kėna tashmė janė zėvendėsuar nga parukieret, ndėrsa kėnaja nuk pėrdoret mė. Individualizmi qė ka pėrfshirė botėn moderne ka mėnjanuar njė pjesė tė kėtyre riteve. Vazhdojnė tė ruhen ritet fetare sidomos riti i martesės nė kishė, ndėrsa nuk janė mė larja nė banjat publike dhe mbushja e ujit. Ato qė kanė mbetur vetėm nė kujtesėn e mė tė vjetėrve dhe qė sot mund tė gjenden nė libra janė kėngėt. Nė dasma muzika popullore ėshtė kultivuar, kėngėt e vjetra janė shumė tė pakta dhe mundėsia e ripėrtėritjes sė tyre nuk janė mė dasmat, por festivalet e kėngės dhe folkut. Mbledhėsit e folklorit elbasanas duke filluar nga Kristoforidhi, Qemal Haxhihasani, Leksi Vini kanė grumbulluar gjithashtu edhe rite dasmash e kėngė qė kėndoheshin nė festėn mė tė bukur tė njeriut martesėn. Shumė nga kėto rite kanė prejardhje pagane, ka shumė rite fetare dhe gjithashtu krijime tė vetė njerėzve qė i pėrshtateshin situatave kohore. Kėshtu nė shumė kėngė kushtuar nuses, populli ka pasur dorė tė lirė tė krijojė kėngėt qė nxjerrin nė pah bukurinė, cilėsitė mė tė mira, kėshillat dhe zbatimin e rregullave qė nusja e re duhet tė zbatonte nė familjen e re. Nė shumė kėngė vihen re elementė tė territorit, si lulet, emrat, toponimet dhe veēori qė tregojnė se kėto kėngė janė krijuar, pasuruar e ndryshuar pikėrisht nga vetė komuniteti qė i kėndon. Nė kohėn e sotme vazhdon tė ruhet riti, i ėmbėlsimit (mjaltit nė derėn e shtėpisė) ku vjehrra i uron mirėseardhjen, nuses sė re, ndėrrimin e rrugėve nga krushqit, fshehja e parave nė kėpucėn e nuses.

