Nga telefonata e plakut kapen 160 kg hashash te Casa Italia
13/02/2012 Nga Lazarati rruga hapej nga polici. Me tė kapen edhe 2 tė tjerė nė aksionin Depėrtimi
TIRANĖ- U desh Antidroga e Tiranės qė mė nė fund policia tė depėrtojė nė Lazaratin e paprekshėm dhe tė sekuestrojė 160 kg hashash, drogė kjo qė plotėsonte kėrkesat e kryeqytetit. Telefonata prej njė banori nė moshė tė thyer tė Lazaratit ishte edhe ēelėsi i ēmontimit tė kėtij mekanizmi qė mundėsonte trafikun e drogės, mbrojtur edhe nga petku i njė oficeri policie nė Gjirokastėr qė siguronte lėvizjet dhe furnizonte grupin me informacione. Oficeri i Patrullės sė Pėrgjitshme tė Drejtorisė sė Policisė Gjirokastėr, 38-vjeēari Bledar Danaj, gjatė gjithė rrugės nga Lazarati pėr nė Tiranė tentonte tė mbante rrugėn tė pastėr, duke evizuar ēdo kontroll qė mund tu bėheshin dy makinave Audi dhe Benz Avangard, nga post-blloqet e shumta tė ngritura nė tė gjithė vendin. Nė momentin kur 160 kilogramėt e hashashit po zbriteshin nga dy makinat dhe po merreshin lekėt nė parkingun e Casa Italia, mėsynė edhe oficerėt e Antidrogės sė Tiranės, tė cilėt mbajtėn nėn kontroll tė gjithė itinerarin e ndjekur nga trafikantėt. I gjendur nė rrethim nga kolegėt e tij, Danaj tentoi tė nxirrte pistoletėn e punės, tip TT dhe tė qėllonte nė drejtim tė tyre, por gjithēka pėrfundoi pa pasoja. Pėrveē policit, nė pranga ranė edhe 2 banorė tė Gjirokastrės, Fiqiri Kaso, 24 vjeē dhe 31-vjeēari Arti Karoli, ndėrsa dy tė tjerė mundėn ti humbnin gjurmėt dhe u shpallėn nė kėrkim. Ata arritėn tė largohen qė nga Lazarati dhe nuk e ndoqėn linjėn e transportit tė drogės. Antidroga e kryeqytetit tashmė po vijon procedurat, jo vetėm pėr tė kapur dy personat e kėrkuar, por pėr tė zbuluar tė gjithė anėtarėt e kėtij rrjeti qė trafikon hashashin e Lazaratit pėr nė Tiranė. Nė njoftimin zyrtar pėr shtyp policia e Tiranės, mes tė tjerave bėn me dije se Strukturat kundėr Narkotikėve nė bashkėpunim me Sektorin Operacioneve Speciale dhe Kėrkimit nė Policinė e Kryeqytetit, kanė realizuar operacionin policor tė koduar Depėrtimi. Kėta shtetas u kapėn nė flagrancė pėrgjatė momenteve tė trasportimit me dy automjete tė lėndės narkotike cannabis sattiva, dhe mė konkretisht u kapėn nė flagrancė gjatė shkėmbimit tė lėndės, nė njė parking pranė njė Qėndre Tregėtare nė Tiranė. Lėnda narkotike vinte nga fshati i Lazaratit me destinacion mė pas shitjen e saj pėr tregun e brendshėm nė zona e vende tė ndryshme nė kryeqytet. Aktualisht nga stukturat e hetimit tė krimit po punojnė intesivisht pėr tė zbardhur dhe goditur nė kohė kėtė linjė trafikimi e tregtimi tė lėndės narkotike. Njėherazi, materialet hetimore tė pėrpiluara nė ngarkim tė tyre, i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė rrethit gjyqėsor Tiranė, pėr konsumim tė veprės penale tė prodhimit dhe shitjes sė lėndėve narkotike e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

