Emergjenca Rama Qeveria pa plan

Duke folur për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës kreu opozitës Edi Rama ka deklaruar, se jemi përballë një situate alarmate, ku lipset bashkëpunimi i të gjitha strukturave.

Zoti Rama ka ofruar bashkëpunimin e opozitës për të bashkuar forcat duke nënvizuar faktin se qeveria nuk ka një plan për të përballuar situatën.

"Qeveria duhet të mos fshihet pas mbledhjeve pa asnjë plan të besueshëm dhe fjalimeve boshe pa asnjë vlerë për zbutjen e krizës.Një plan gjithëpërfshirës solidariteti shoqëror është i domosdoshëm. Një organizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës është i domosdoshëm. Një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e Qeveria nuk ka plan, nuk ka organizim, nuk ka sens bashkĆ«punimi. Nuk ka as struktura tĆ« mirĆ«fillta mbĆ«shtetĆ«se pĆ«r njĆ« emergjencĆ« tĆ« kĆ«tyre pĆ«rmasave

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste pushtetit vendor pa dallime partiake është i domosdoshëm. Të gjitha këto mungojnë, sepse qeveria nuk ka plan, nuk ka organizim, nuk ka sens bashkëpunimi. Nuk ka as struktura të mirëfillta mbështetëse për një emergjencë të këtyre përmasave", tha Rama.

Gjithashtu Rama ka folur edhe për krizën energjitike që i kanoset Shqipërisë.

"Mungon po njësoj një plan për të përballuar krizën energjetike, e cila po troket fort në derë dhe lajmet nga vendet fqinje që eksportojnë energji nuk janë të mira. Prerjet e energjisë po ndjehen kudo, nga Tirana në të gjithë territorin. Borxhi i KESH-it është dramatik. CEZ-i po ashtu është në gjendje të vështirë dhe mesa duket do të vazhdojë të shtojë ndërprerjet e energjisë. Rreziku i kolapsit energjetik nuk duhet konsideruar i pamundur. Përkundrazi është prapa derës. Edhe për këtë ne jemi gati të japim kontributin tonë", tha Rama.

Kreu opozitës ka hedhur idenë që në seancën e ardhshme parlamentare, opozita është e gatshme të votojë më mazhorancën një financim të posacëm, për krizën humanitare dhe atë energjitike, që mund të cojë në një kolaps energjitik.  
Moti i keq
Bora, shpërngulen shtatëzënat
Puka ƫshtƫ e izoluar
Studentƫt nƫ ndihmƫ tƫ tƫ bllokuarve


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos